‘E trajtuam si mbret, por tani është si të tjerët’! Tifozët e Interit mbajnë qëndrim për rikthimin e Lukaku-t: Askush të mos e presë

‘E trajtuam si mbret, por tani është si të tjerët’! Tifozët e Interit mbajnë qëndrim për rikthimin e Lukaku-t: Askush të mos e presë

Tifozët e Interit

Tifozët ultras të Interit, Curva Nord, kanë mbajtur qëndrim lidhur me rikthimin e Romelu Lukaku-t te zikaltërit, futbollistit që verën e kaluar iku në momentin e papërshtatshëm drejt Chelsea. Atje ku mori një kontratë të majme dhe tha se ishte ëndrra e tij, në një kohë kur këtë e kishte deklaruar shumë herë edhe për Interin.

Për shumë këto detaje mund të jenë harruar, por jo për tifozët e Interit të cilët i kanë bërë një kërkesë grupimit që askush të mos e presë Lukaku-n në aeroport me logot dhe flamurët e tyre. ‘Curva Nord’ gjithashtu sqaron se futbollisti nuk do vërshëllehet në fushë dhe se nuk do dalin kundër klubit për afrimin e lojtarit.

“Në lidhje me rikthimin e Lukakut te Interi, grupi “Curva Nord” do të sqarojë se ne nuk do të shprehim asnjë lloj kontestimi ndaj lojtarit dhe klubit, pavarësisht sjelljes në verën e shkuar.

Askush nuk duhet të dalë dhe ta pres me veshje të cilat përfaqësojnë grupimin tonë.

Gjithçka që e ardhmja do të sjellë për të do të varet shumë nga ajo që ai do të shfaqë në fushën e lojës. U trajtua si mbret tani është thjesht një si të tjerët.

Gjithashtu duam të jemi të qartë se në si tifozeri nuk do të jemi kurrë kundër këtij vendimi të shoqërisë që Lukaku të veshë sërish fanellën zikaltër,”- shte shkruar në postimin e “Curva Nord”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit