Një video ku këngtarja shqiptare shihej e veshur nuse, dhe prekur bëri xhiron e rrjetit dy ditë më parë. Moderatori Ermal Mamaqi shpërndau videon ku Elvana Gjata shkëlqente e veshur nuse.
"Motra, s'më besohet që erdhi kjo ditë,"- shkruante Ermali krahas videos. Mirëpo mesa duket këngëtarja po sjell një projekt të ri dhe nuk bëhet fjalë për martesën e saj.
Elvana do të jetë pjesë e një projekti të ri që do të sjellë Ermal Mamaqi. Bëhet fjalë për një komedi ku humoristi do të ketë rolin e producentit, skenaristit dhe aktorit. Sipas “Xing.al”, filmi titullohet “Dy gisht mjaltë”.
Komento