Çfarë ndodh kur gjithçka që ke ndërtuar gjatë gjithë jetës zhduket brenda një nate?  

Një çift në të 40-at detyrohet të lërë shtëpinë dhe fermën e tyre në Kosovë pas një konflikti familjar. Pasi vëllai i falimentuar (interpretuar nga Tristan Halilaj) vjedh kursimet e familjes dhe liron bagëtitë, Shabani (interpretuar nga Astrit Kabashi) dhe Hatixhja (interpretuar nga Flonja Kodheli) detyrohen të braktisin fermën në fshat dhe të zhvendosen në Prishtinë. Në kërkim të punës, stabilitetit dhe një jete më të mirë për familjen, ata përballen me presionin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste, ku varfëria cenon drejtpërdrejt dinjitetin njerëzor.

Kjo është me pak fjalë historia mbi të cilën ndërtohet filmiShame and Money” (Turpi dhe Paraja) me regji të Visar Morinës, që pas triumfit historik me çmimin kryesor “Grand Jury Prize” në “Sundance Film Festival 2026”, mbrëmjen e së mërkurës ka pasur premierën e vet edhe në Tiranë.

Pasi vëllai i falimentuar (interpretuar nga Tristan Halilaj) vjedh kursimet e familjes dhe liron bagëtitë, Shabani (interpretuar nga Astrit Kabashi) dhe Hatixhja (interpretuar nga Flonja Kodheli) detyrohen të braktisin fermën në fshat dhe të zhvendosen në Prishtinë. Të strehuar te kunati i tyre i pasur (interpretuar nga Alban Ukaj), ata përballen me përplasjen e ashpër sociale, pasigurinë ekonomike dhe presionin e një shoqërie agresive kapitaliste, ku varfëria cenon drejtpërdrejt dinjitetin njerëzor.

Filmi është një bashkëprodhim ndërkombëtar ndërmjet Gjermanisë, Kosovës, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Belgjikës dhe Shqipërisë.

“Ju kërkojmë ndjesë në emrin e Visarit dhe të një grupi të aktorëve që ishin planifikuar të ishin sot këtu, por për arsye të ndryshimit të turit në Gjermani e kishin të pamundur. Ky është një bashkëprodhim edhe me Shqipërinë... Jam krenar sepse kemi një bashkëpunim real me elementë artistikë si dy aktorët tanë, Flonja Kodheli dhe Tristan Halilaj.”, tha producenti shqiptar i filmit, Dritan Huqi.

Filmi është vlerësuar gjerësisht nga mediat botërore, si “Variety”, “The Hollywood Reporter” dhe “Screen International”, të cilët vlerësojnë lojën e shkëlqyer të aktorëve Astrit Kabashi e Flonja Kodheli, duke e krahasuar mjeshtërinë e Morinës me emra të mëdhenj të realizmit social si Ken Loach.

Pavarësisht kësaj, përfundimi i filmit ka nxitur me të drejtë debate te kritikët dhe një pjesë e publikut.

Në pjesën e fundit të tij, përfundimi vjen si surprizë dhe me një shfaqje dhune, me ndyshim të papritur të tonit, në kontrast me gjuhën filmike të ndërtuar deri në atë moment me realizëm të qetë dhe pa melodramë.

Nga ana tjetër, filmi nuk ofron zgjidhje të thjeshtë, një përfundim tipik apo të mbyllur plotësisht. Shikuesit mund të mbeten pa përgjigje e në disa raste dhe të konfuzuar, ndërsa pyesin se çfarë mund të konsiderohet si fundi realist për një familje që ka humbur çdo gjë në sistemin ekonomiko-kapitalist.