E vërteta e mandateve të PSD, që rrëzon propagandën e Bashës

E vërteta e mandateve të PSD, që rrëzon propagandën e Bashës

Fatmir Mediu, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Zgjedhjet e zhvilluara para dhjetë ditësh dhanë një rezultat të qartë. Partia Socialiste e vetme fitoi 74 mandate dhe vazhdon qeverisjen e vetme. Por nga ana tjetër, kjo fitore e qartë e PS-së ka trazuar shumë ujrat në selinë blu, ku kryetari i saj Lulzim Basha pas pesë humbjesh radhazi,  për të mos lëshuar karrigen e kryetarit me bekimin e Berishës, po justifikohet duke sulmuar fituesin.

Mbi këtë argument, prej ditësh makineria propagandistike e Bashës e ka ngritur këtë justifikim duke tentuar të krijojë në opinion publik idenë se problemi i zgjedhjeve që shkaktoi humbjen e opozitës është dyshja Rama-Doshi dhe jo paaftësia e tij.  Por, Basha edhe këtë herë, njëlloj si kur tha që zgjedhjet nuk ishin të rregullta (edhe pse pas përfundimit të votimit shpalli fitoren dhe tha se tanimë vullneti i qytetarëve ishte në kuti), kur thotë se problemi është Rama-Doshi ka një problem të madh me logjikën për një arsye shumë të thjeshtë që ka të bëjë me numrat që në fakt kryedemokrati dihet që nuk i ka shumë përzemër. Lulzim Basha kur tenton të bëjë bashkë Ramën dhe Doshin si bashkëpunëtorë që i kanë marrë votat PD-së, bën një gabim trashanik po t’i hedhësh një sy tabelave të rezultateve në qarqet Tiranë dhe Shkodër ku PSD ka marrë mandate.

Fakti është që Tom Doshi, përveç një mandati që e ka marrë historikisht në Shkodër, dy mandatet e tjerë në fakt ai i ka marrë në kurriz të Partisë Socialiste. Po të mos kishte marrë partia e tij një mandat në Tiranë, Partia Socialiste sot do të kishte 19 mandate në këtë qark dhe këtë e treguan shifrat ku deri në fund PS ishte pranë mandatit të 19-ë.

Njëjtë edhe në Shkodër, ku mandati i Ilir Beqajt u dogj nga PSD e cila fitoi mandatin e dytë në këtë qark. Pra, shkurt e shqip, PSD e Tom Doshit nuk ka qenë një favor për Partinë Socialiste, përkundrazi, i ka hequr dy mandate të sigurta që mund ta çonin atë në 76 mandate ose më shumë, nëse llogarisim numrin e vogël të votave për të cilat nuk u  arrit mandati i nëntë në Elbasan  (+60 vota) dhe i treti në Dibër (+250 vota).

Këto janë faktet kokëforta që e nxjerrin edhe njëherë blof Lulzim Bashën në justifikimin që ai po përpiqet tu shesë demokratëve për humbjen e tij të pestë radhazi. Ndaj, Basha më kot mundohet të bëjë politikë e thurë justifikime mbi emra individësh, të cilët ndryshe nga ai të paktën patën kurajon për të dhënë dorëheqjen. Basha ka ç’të mësojë në këtë rast, por jo sesi të justifikohet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë