TIRANË- Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po promovon fuqishëm Floida Kërpaçin, të cilës duket se i ka besuar Njësinë 6.

Në çdo dalje krah Floidës, Kryemadhi e cilëson atë si “studentja e shkëlqyer e farmacisë”, duke dashur të tregojë se LSI-së i bashkohen të rinjtë ekselentë, dhe përmes këtij truku, të shtjerë në rrjetën e birrave të Jalës, të rinj të tjerë, që të shohin tek Floida vajzën e re, studenten ekselente, që merret me politikën e Madhe, pranë Kryemadhit.

Por, a është vërtet Floida “studentja e shkëlqyer e Farmacisë”, siç e promovon Kryemadhi? Në fakt, nëse i hedhim një sy listës së notave të diplomës së saj, të cilën e ka përfunduar në 2019, na del krejt ndryshe. Floida nuk është studentja e shkëlqyer e Kryemadhit, por një nxënëse mesatare, e cila e ka përfunduar shkollën me shumicën e notave 5./Lexo.al

Vërtetimi i notave të Floida Kërpaçit