E vërteta për Nolin, pse duhet të përcaktohet si rilindës dhe shtetbërës

E vërteta për Nolin, pse duhet të përcaktohet si rilindës dhe shtetbërës

Theofan Stilian Noli

Edhe pa shkruar librin e kam patur të vështirë të them aty për aty gjë të re për Nolin. Pas librit, vështirësia ka kaluar në anën tjetër, atë të zgjedhurit se ç’duhet të them për të treguar shkurt se çfarë është e vërteta për Nolin.

E vërteta e një shqiptari dhe autori shqiptar të fundfillimshekullit XIX-XX mund të quhet e vërteta e parë për Nolin. Ajo nuk është e panjohur as si përkatësi e Nolit e as si histori e Shqipërisë, por ka qenë realitet dhe jo vend si në kuptimin e sotëm, ai të cilit mund t’i referohemi për kushte sociobiografike, si autor dhe personalitet i Rilindjes kombëtare.Fjala realitet që, nga njëra anë, rrezikon të keqkuptohet se çfarë ishte Shqipëri në atë kohë, nga ana tjetër, nxit kuptime të vlefshme se çfarë individësh mund të prodhoheshin. Shtegu më provokues këtu lind nga pyetja; nëse një qytezë e krijuar nga perandorët e Bizantit nuk ishte as turke as greke as bullgare apo rumune, po cilësisht shqiptare e krishterë,

çfarë është kjo trashëgimi e paasgjësuar shqiptare, jashtë vilajeteve zyrtare e fundfillimshekullit XIX-XX që prodhon realitete e autorë shtetbërës?

Autorët shqiptarë atëherë thërrisnin ‘Të bëhet Shqipëria!’

Në fakt, Shqipëria që filloi të bëhej nga shkrimi gjendej vetëm në këto letra në thelbin e saj real dhe të qendrueshëm.Publicistika ishte kështu gjithçka, madje praktikisht më parë mund të bëheshe publicist shqiptar se sa shqiptar vetë. Kushtëzimi i Shqipërisë nga letrat, siç e tregoi mbijetesa vetëm prej tyre, dëshmon sot një të vërtetë të madhe që Noli e lëvroi në përditshmërinë e Rilindjes, por që vinte nga rrënjët e thella të gjuhës. Atdheu i vendosur në letra bëhej i paasgjesueshëm për armiqtë dhe argumentativ për fuqitë vendimarrëse.

Madje edhe në letra Atdheu u vendos në platforma kohe siç ishte Shqipëria e Sami Frashërit ‘.... ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet’. Nipi i tij e përjetonte ‘mëmëdheun në formën e një perëndie’ dhe kultin e tij ‘në vendin e një besimi fetar’. Fenomene të tilla mbishtetare në kohë dhe hapësirë, por me aftësi shtetformueseshpjegojnë edhe reagimin lëndor të ndalimit gjuhësor 300-vjeçar vetëm të shqipes në Perandorinë osmane. Fakti gjuhësor veproi si i vetmi sendërtues i aftë, jo vetëm për të bërë publicistikë pas këtij ndalimi, por edhe për të gjeneruar atdhe dhe breza shqiptarësh. Edhe pas 300 vitesh ndalimi, shqipes nuk i ndodhi ajo që u ndodhi organikisht latinishtes e greqishtes së vjetër, duke sjellë me këtë vetëm një mundësi shpjegimi, atë mitik të Feniksit pendëkuq.

‘Të bëhet Shqipëria e shqiptarët’ na dha një përmasë të papritur në studimin tonë të gjatë për Nolin. Sipas skemës ‘Orator fit, poeta nascitur’ (orator bëhesh, poet lind), Noli rezultoi të tregojë me vepër jetësore e shkrimore se shqiptar duhet të lindesh e të bëhesh. 

Bërja e ‘shqiptarit’ ishte një kod që Noli në rastin e tij e tregoi të funksionojë gati po aq skajshmërisht sa dhe vetë Shqipëria. Gati si një model edukimi, shembujt jetësorë të Nolit të vogël e të ri duken si fillesë projektimi se si u ‘bënë’ shqiptarët, varësisht vendit e kohës, madje deri në kufijtë e përtejmë për eksperiencat e vdekshme fizike. Që Noli të ketë mbijetuar ekstremisht nuk është pikëpyetje, sepse kjo ka ndodhur. Por përshkrimi i këtyre rrethanave, i shkuar paralel me detyrat e tij titanike kur u nis në SHBA, hyn në diskutim kur duam të tregojmë nëse ëngjëjt a djajtë bashkë me skenat ku qëndrojnë e shfaqen janë figura shkrimi apo realitete. Rasti i Nolit na jep një sërë argumentesh-kontekste-realizime që shpjegojnë figuracionin mitik e fetar në publicistikën e tij si substancë mbijetese shqiptare. Që tek Fishta e gjejmë si ‘atme e fe’.

Ekzistenca, edhe pse e përshkuar dhe e përshkruar me mbijetesa në jetën e Nolit, është kryqëzuar më shumë se me gjithçka me pyetjen retorike për Skënderbeun:

‘Ngandonjëherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu?

Një pyetje që për shqiptarët është retorike, ka në kapacitetin enigmatik për përgjigje konkrete një proces të pakufizuar, që mua më duket si ajo e jetëvdekjes dhe Shqipërisë.

Skënderbeu është po ashtu gati si Shqipëria e Sami Frashërit në mendësinë kulturore të Rilindjes. Evokimi i tij bëri të mundur paraqitjen e Shqipërisë sipas një kohe kur ajo i kishte patur cilësitë e atdheut siç po kërkonin t’i ndërtonin rilindasit shqiptarë.

Noli e ka thirrur veten ‘kalorës i Skënderbeut dhe misionar i Krishtit’ kur doli nga fshati i tij, një kapacitet që e pohon qartë formulimin e vetevetes.  Por adresimi nuk vjen thjeshtë nga vetja se sa nga gjetja si terren i legalizuar i këtij heroi për publikun shqiptar që ‘pashaportizonte’ Nolin në auditoret sipas një tradite artikulimi dhe të atdhetarëve të tjerë.

‘Po të pyesim është Skënderbeu sot’

Unë po u them se sot e kemi Skënderbenë në Shkodër dhe Janinë, atje ku luftojnë bijtë e tij, atje ku prej katër muaj mprojnë shqiptarët qytetet e tyre... Këto janë Skënderbegët e Shqipërisë, të cilët në flamur i famëshëm shqiptar mprojmë atdhenë e tyre...’.

Tejzakonshmëria që përftohet nga një realitet historik me emrin e Skënderbeutdhe ndjeshmëria shqiptare ndaj figurës së Skënderbeut, edhe pse në përmasa legjende me gjurmë kali në shkëmb e shpatë magjike, apo shpëtim nga brirët e dhisë, nuk është pyetur se çfarë lënde me fund kuptimi njerëzor ka pas. Pyetja për tejzakonshmërinë, qoftë të një heroi, qoftë të vetë autorit apo realitetit të treguar prej tijka zbuluarparashtrime madje dhe apelime përmes realiteteve pa kufi, nga ku Skënderbeu ‘i çertifikuar’ ndër shqiptarë, bëhet pjesë e provave qëtrojet shqiptare bartin fillimet.

‘Skënderbeu jetoi në shekullin XV. Ne jetojmë në shekullin XX. Ç’përfaqëson për ne sot mbas pesë shekujsh?

Noli pyet përmasën e të qenit gjallë të heroit që ka jetuar 500 vjet më parë,paralelisht me veprimin e realitetit mediatik, atdhetar- politik dhe vetiak. E dhëna fikse e referencës së Skënderbeut nga Rilindja shqiptare e realiteti historik, mund të zbulojë vazhdimisht mistikën e një kodi të pandalur dhe të një realiteti qënuk është thjeshtë lënda historike e as historia e arritur, por kuptimi i saj. Pyetja e pandalur për Skënderbeun edhe në kushtet kur proceset politike që kishin prodhuar ‘Skënderbeun’ nuk vepronin më, vendos vetëm një lidhje: përpjekja për të gjetur veprimin e tij në kohë.

Statura e mendimit e ngritur nga shkrimi i Nolit e referon me guxim shqipen në proceset bazë të njeriut të treguar me fjalë ende aktive në shqip. Bartjet e shqipes janë një velë që e drejton apelin eNolit edhe në ditët tona përmes substancës ende të pandashme gjuhësore – mendore, ku ekzistenca vërtetohet nga mundësia për të ngritur pyetje.

(Libri i Entela Komninos u promovua dje në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të panairit ditënetët e librit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja