'E vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhaj', Cakaj: Qeveria shqiptare kontribut në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’

'E vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhaj', Cakaj: Qeveria shqiptare kontribut në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’

Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook bëri me dije se qeveria shqiptare do të kontribuojë në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’, pas dëmtimeve të marra nga zjarri i rënë në muajin maj, duke vlerësuar rëndësinë e patjetërsueshme të kësaj shkolle si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhajë dhe si shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi", u shpreh Cakaj në reagimin e tij.

Më tej, Cakaj shprehu vullnetin e plotë jo vetëm për t’u kujdesur duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.

“Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim e rregullim do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë”, përfundoi Cakaj reagimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve