Seanca e Kuvendit sot pritet të prodhojë zhvillime interesant pasi në rendin e ditës është pr/ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri, ndërsa PD dhe LSI kanë paralajmëruar opozitë të fortë brenda sallës, ndërsa jashtë saj ka organizuar protestën e aktorëve dhe artistëve. 

Mes debate dhe tensioneve të pritshme, nuk mungojnë as momentet pikante brenda mureve të Kuvendit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është filmuar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, teksa në një moment tërheq kryetarin e PD, Lulzim Basha në qoshen e Kuvendit për të diskutuar diçka. Pas një bisede disa prej disa sekondash me Petrit Vasilin, Basha nuk vonon dhe e ndjek Kryemadhin nga pas. 


(Basha dhe Kryemadhi duke biseduar në cepin e Kuvendit)

Ata duket teksa po bisedojnë të përqendruar, por mister mbetet se çfarë konkretisht. Nga ana tjetër, përpjekja për t'iu fshehur syrit të gazetarëve, ka dështuar çka tregon se as qoshja e Kuvendit është një vend i sigurt...


(Basha dhe Kryemadhi duke biseduar)