Ministri Gogu theksoi se sistemi i drejtësisë ka hyrë tashmë në “fazën e performancës”, ku qytetarët presin jo vetëm institucione të pavarura, por rezultate konkrete në jetën e tyre të përditshme.

“Pas një dekade ndërtimi institucional, drejtësia duhet të ndihet nga qytetari: te vendimi i arsyetuar në kohë, te aksesi në ndihmë juridike, te kontrata e ekzekutuar dhe te shteti që funksionon njësoj për të gjithë”, u shpreh Gogu.

Ministri prezantoi tre objektivat strategjike të mandatit të tij:

  • forcimin e të drejtave të njeriut dhe garancive proceduriale;
  • rritjen e aksesit në drejtësi;
  • dhe rritjen e eficiencës së sistemit të drejtësisë.

Në fokus të konferencës ishte edhe ecuria e Shqipërisë në Kapitullin 23 për integrimin europian. Ministri bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka koordinuar mbi 70 institucione dhe mbi 190 ekspertë, duke dorëzuar mbi 8,000 faqe dokumentacion pranë Komisionit Europian.


Lajmi kryesor:

Ministri Gogu: Amnistinë po e ‘shtyn’ integrimi, miratim brenda korrikut! S’përjashtohet rishikimi i hartës gjyqësore