/ATSH/.- Artistja e mirënjohur shqiptare, Eda Zari më datë 27 mars do të hapë një ekspozitë në Prishtinë, të titulluar "Inside of Outside" (Brendia e së Jashtmes), e mbështetur nga Ministria e Diasporës së Kosovës.
Sipas KosovaPress, në një instalacion artistik ndryshe nga të tjerat, Eda do të ekspozojë katër cikle fotografish, ku mbizotëron fotografia bardh e zi me tema: Street Photography (Fotografi të Rrugës) 2. Doors of Deception (Dyert e Mashtrimit) 3. Genders (Gjinitë) dhe 4. The world through the eyes of a child (Bota shikuar nga sytë e fëmijës).
"Synimi i kësaj ekspozite njëkohësisht është që të promovojë peizazhin, vendet dhe njeriun në trojet shqiptare, me tërë qetësinë, bukurinë, ashpërsinë, konfliktet, problematikat, nostalgjinë, mbarësinë - duke gjetur në formë homogjene një paralele të jetës me njeriun e botës përtej kufijve tanë", thuhet në komunikatë.
Gjatë ekspozitës do të performohet edhe instalacion muzikor, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur prej 27 marsit deri më 2 prill në Teatrin Oda, ndërsa më vonë do të zhvendoset në Tiranë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA