TIRANE, 14 Mars/ATSH/- Këngëtarja shqiptare, Eda Zari e cila njihet për performancat e saja të veçanta në jazz do të prezantohet me një ekspozitë dhe performancë live në Teatrin ODA në Prishtinë.
Siç mësohet, ekspozita dhe performanca do të mbahet më 27 mars.
Kjo paraqitje e Eda Zarit ka për kurator: Shuki Neziri dhe Luran Osmanin e cila është titulluar "Ura e çastit", ndërkohë që në poster shihet një përkufizim mjaftë interesant ku shkruhet: Tabuti: 20 euro, Arkivoli 85 euro dhe Kurora 5 euro.
Paraqitja e Eda Zarit është mbështetur nga Ministria e Diasporës./a.g/












