Ministria e Brendshme paralajmëroi qytetarët gjashtëm muaj më parë që të zhvendosnin gjendjen civile aty ku jetojnë pasi në të kundërt do të gjobiteshin. 

Sot jemi 20 ditë larg këtij dead-line dhe janë jo të paktë ata të cilët rrezikojnë të marrin një gjobë të majme në rast se nuk e respektojnë këtë urdhër. 

Pas 28 korrikut qytetarët që nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj.

Kjo vlerë do të vilet në momentin më të parë kur banori te kërkoje certifikate apo vërtetim lagje.Por gjoba nuk është penalitetei i vetëm per qytetaret qe nuk zbatojnë ligjin.

Drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj sqaron se do te kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit qe do te vihen ne funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve ne kopshte e shkolla.

Por si do te aplikojnë personat qe kane me shume se nje shtëpi? Përjashtohen nga gjobat vetëm banoret qe kane ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile.

Megjithatë edhe kjo kategori duhet te shkoje ne njësinë administrative per te deklaruar adresën e re. Pas 28 korrikut, qe shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione.

Per çdo zhvendosje te vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas ketij afati nis aplikimi i gjobës 100 mije leke te vjetra.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com