Edhe burgu i Durrësit 'hotel me 5 yje' si i Peqinit? Zv/drejtori i Burgjeve: Mundet! Tregon pse u transferuan të burgosurit VIP

Zv/Drejtori i Burgjeve Fehmi Sufaj pranoi se një situatë e ngjashme me atë të burgut të Peqinit që ishte transferuar si në ‘hotel me 5 yje’ nga të burgosurit  mund të ketë pasur edhe në burgun e Durrësit ku deri në mbrëmjen e 18 dhjetorit ishin vendosur dhe të burgosurit VIP.  

Pyetje: A janë konstatuar në institucionin e Durrësit siuata të ngjashme me këto të Peqinit, privilegje?

Mund të ketë pasur. Ndërhyrja e parë është bërë përderisa janë lëvizur një grup i caktuar personash. Janë vendosur në një ambient tjetër. Janë marrë disa hapa për të riparë jo vetëm Peqinin por të gjithë sistemin po e skanojmë. Po kontrollojmë të gjithë sistemin” tha Sufaj në emisionin “Përballje” për Repor tv.

Mbrëmjen e 18 dhjetorit me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici janë transferuar nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Sa i takon transferimit të të dënuarve VIP, Sufaj e shpjegoi kështu.

“Ne kemi biseduar në ekip me drejtorin e përgjithshëm nën drejtimin e minsitrit. Po hartojmë një procedurë të veçantë që çfarë janë persona, nesër mund të kemi gjyqtarë në burg, prokurorë, sot kemi kolegët tanë do të kenë seksion më vete”

Drejtoria e Burgjeve ka hartuar sot një qarkore ku informon për masat që duhen marrë gjithashtu në një mbledhje është kërkuar që të skanohen të gjitha burgjet.

 Ishim në mbledhje e gjithsecili të thotë çfarë ka tepër dhe nëse kanë zotësi ti nxjerrin apo kanë nevojë për ndihmë”  tha Sufaj për Report Tv.  


Lajmi kryesor:

Skandali/ 'Hotel me 5 yje' në burgun e Peqinit, zv.drejtori i Burgjeve e pranon: Ishim në dijeni të situatës para letrës, shkarkuam drejtuesit e bëmë kontrolle


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike