Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës: Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë

Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës: Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë

Protesta e organizuar nga Sali Berisha kundër mbylljes së TikTok-ut në Shqipëri rezultoi e dështuar. Ndonëse mbështetësit e tij të pakët u përpoqën ta paraqisnin si një revoltë për “lirinë e fjalës”, pjesëmarrja e ulët dhe mungesa e kauzës e bënë atë të mos dukej serioze, por si një spektakël pa vlerë.

Një nga momentet më pikante të kësaj proteste ishte tallja publike e Gazment Bardhit, i cili e ndoqi atë në TikTok bashkë me Çim Pekën, duke shijuar një puro kubane.

Me një dozë ironie pas sigurimit të vetes në listë dhe lënia jashtë e atyre që u kishte premtuar, Bardhi shkroi: “Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë kundër mbylljes së TikTok-ut”, duke treguar absurditetin e pritestës.

Protesta, në vend që të krijonte presion politik për çështjen e TikTok-ut, përfundoi si një shfaqje e një grupi të vogël mbështetësish, të cilët nuk arritën të ndikojnë në debatin publik.

Me talljen e Bardhit dhe indiferencën e shumicës, duket se kjo protestë ishte më shumë një përpjekje e dështuar për të mbajtur vëmendjen sesa një kauzë e vërtetë politike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit