TIRANË- OSBE-ODIHR ka thirrur në tryezën gjithë-përfshirëse për Reformën Zgjedhore edhe Komisionin e Venecias. Kjo tryezë do të zhvillohet me datë 25 shtator, por opozita pas një mbledhje të jashtëzakonshme, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, me kushtin që të zgjidhet fillimisht kriza politike, dhe më pas të diskutohet për këtë Reformë.
Kjo reformë ka qenë kryefjalë e javës që lamë pas. Ishte filimisht kjo ftesë nga ndërkombëtarët, që u pasuar me reagime të njëpasnjëshme. Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri një ftesë publike që të ulej në një tryezë të përbashkët. Kjo ftesë vuri në lëvizje opozitën e bashkuar, që pa një mbledhjeje të paplanifikuar dolën në një qëndrim të përbashkët për ta refuzuar, pasi sipas tyre më urgjente është zgjidhja e krizës politike. Ato vunë si kusht, largimin nga posti i bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të Damian Gjiknurit. Ky i fundit u tregua i gatshëm që të rishohë pozicionin e tij, por sërish nuk parti dakordësi nga opozita jashtë parlamentare.
Reagime pati edhe tek opozita parlamentare, ku Rudina Hajdari, bashkë-kryetare e Komisionit, iu bashkua ftesës së OSBE, për t'u ulur në tryezë me opozitën jashtë parlamentare edhe pse më herët është shprehur kundër, pasi sipas saj për aq kohë sa morën vendimin për të lënë mandatet i përjashton automatikisht ato edhe nga vendimmarrja në parlament.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15