Aktet e dhunës që u regjistruan të enjten para Kuvendit treguan për ministrin e brendshëm Besfort Lamallari se Partia Demokratike ka infektuar protestën qytetare që vazhdon prej një muaji në Tiranë.

Duke shpërndarë në rrjete sociale pamje nga këto akte dhune kundër forcave të policisë, Lamallari solli në kujtesë protestat me molotovë të PD-së duke nënvizuar se për hir të pushtetit, opozita dhe militantët e saj janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për Sali Berishën, të cilin e quan ‘babain shpirtëror’ të partisë së molotovarëve.

Ai mori edhe shembullin e kreut të PD-së së Mamurrasit që ishte i pranishëm në protestën e dhunshme para Kuvendit duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e indinjatës së tij për flamingot e Zvërnecit.

“I indinjuar për flamingot e Zvërnecit dhe Kryetari i partisë së molotovarëve të Mamurrasit Patjetër dhe simbolet kombëtare nuk i kursejnë ata që janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror!” shkroi Lamallari krahas fotove ku shfaqej kryedemokrati i Mamurrasit, si në protestë ashtu edhe në tubimet e PD, një provë e rradhës kjo për të mbështetur akuzat se pas akteve të dhunës fshihen eksponentë dhe mbështetës të PD-së.

U.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Qershor, 22:00

    Pas 30 ditësh, si ju duket fryma që po merr protesta?