Pas mjekëve të Urgjencës Kombëtare, edhe Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e tyre në shërbim të banorëve të prekur nga përmbytjet. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura janë zhvendosur në fshatin Ferras të Fierit, ku kanë filluar vizitat specialistike me mjekë të specialiteteve të ndryshme (pneumolog, kardiolog, të përgjithshëm, radiolog me ekografi, orl, etj).
Vizitat po kryhen në qendrën shëndetësore të njësisë, por për disa të moshuar dhe fëmijë që nuk kanë mundësi të lëvizin, mjekët e FA po i shkojnë në banesë dhe të sëmurëve po u jepen ilaçe falas.
/Shqiptarja.com
Vizitat po kryhen në qendrën shëndetësore të njësisë, por për disa të moshuar dhe fëmijë që nuk kanë mundësi të lëvizin, mjekët e FA po i shkojnë në banesë dhe të sëmurëve po u jepen ilaçe falas.
Ndërkohë, edhe ekipet e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore po kryejnë sot vizita në qendrat e evakuuimit dhe vizita shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Fier dhe Vlorë, për monitorimin e situatës shëndetësore të këtyre banorëve.
[gallery]25047[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO










