Edhe pas 30 vitesh fraksioni politik i Sali Berishës vazhdon dhunën ndaj mendimit të lirë

Edhe pas 30 vitesh fraksioni politik i Sali Berishës vazhdon dhunën ndaj mendimit të lirë

Sulmi më i fundit i bërë nga një fraksion esktremist politik i mbetur në Shqipëri ndaj Zërit të Amerikës, është një shpalosje perfekte e asaj që përfaqëson sot e prej 30 vjetësh kjo forcë politike e ngurtësuar në kohë dhe në hapsirë. Vetëm fakti se Zëri i Amerikës nuk intepretoi sipas dëshirës së këtij fraksioni historinë e përgjimit gjatë një mbledhjeje mes kryebashkiakut të Tiranës dhe përfaqësuesve të Futbollit Shqiptar, ishte nxitje që Sali Berisha dhe mediat e familjes së tij të përdorin të njëjtën gjuhë e të njëjtin shantazh që kanë përdorur që kur Berisha nisi të shijojë aromën e plotfuqisë së pushtetit klanor e tribal në fillim të viteve ’90.

Një realitet i përsëritur dhe i ripërsëritur qindra herë, një shirit magnetofoni tashmë i vjetër dhe i konsumuar që përdor kakofoninë e paarsyes ndaj çdo mendimi ndryshe, ndaj çdo lajmi e çdo të vërtete që nuk përkon me realitetin e korruptuar e të deformuar të këtij ekstremi të dhunshëm e të palogjikshëm.

Në të vërtetë, si mund të pritet më shumë nga ata që vit pas viti tregojnë se si kundërpërgjigje ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj, në vend të fjalës, ngrenë varetë, qysqitë, gurët, shigjetat, e vënë zjarrin nëpër muzeume, biblioteka, kërpurdha artistike, përveç institucioneve shtetërore që janë shtëpi e gjithë shqiptarëve.

Demokracia është e ndërtuar mbi rregulla dhe kush del jashtë tyre, del jashtë një sistemi demokratik. Dhunuesit e historisë, kulturës, medias dhe institucioneve nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Tashmë performancat e dhunës së tyre janë një muze në qiell të hapur, që shpejt do t’i mbetet vetëm historisë apo filmave të së ardhmes.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë