Kompania e madhe teknologjike “Apple” është prekur për herë të parë nga hakerat. Dyshohet se janë po të njëjtët keqbërës të cilët kanë abuzuar dhe me rrjetin social “Facebook”.

Në faqen mbrojtëse të kompanisë thuhet se është hera e parë që sistemi i “Apple” sulmohet nga këto hakera dhe dyshimet bien mbi Kinën. Kompania “Apple” bën të ditur se përveç goditjes mbi disa kompjutera të Mac nuk rezulton ndonjë infromacion i vjedhur.

Gjithastu “Apple” ka thënë se në mbrëmje do të shpërndajë një software mbrojtës ndaj sulmeve haker dhe se vetëm një numër i vogël kompjuterash janë dëmtuar.

Më parë është folur dhe për një vjedhje të Id-ve të iTunes nga këta hakera anonimë, që thuhet se kanë hyrë në kompjuterat e FBI-së, por kjo gjë u mohua nga zyra federale e SHBA-së.

(b.t/ad.ti/shqiptarja.com)