Nuk është hera e parë që një figurë e rëndësishme e muzikës ndërkombëtare, shprehet kundër Donald Trump.
Këngëtarja e njohur Rihanna, gjatë zgjedhjeve presidenciale ka shprehur haptazi mbështetjen e saj për Hillary Clinton.
Por me fitoren e Trump dhe ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjërat në SHBA po ndryshojnë.
Vendimi i Trump për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga 7 vendet me shumicë myslimane në SHBA duket se ka revoltuar edhe këngëtaren nga Barbadosi.
Rihanna ka shkruar në rrjetet sociale një status me nota mjaft të ashpra për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”,-ka shkruar Rihanna në Twitter.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com