Por ashtu siç jemi mësuar në çdo miting të tij këtë fushatë elektorale, edhe Shkodra nuk ka bërë përjashtim, ku vihet re një numër shumë i vogël qytetarësh.
Lexo.al sjell pamjet nga mitingu i sotëm elektoral i PD ku shihet qartë se qytetarët e kanë braktisur Bashën dhe politikën e selisë blu. Dhe tashmë edhe në një bastion të djathtë.
Por si duket edhe keqmenaxhimi dhe administrimi i qytetit nga ana e kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi është tashmë një fakt që shihet edhe tek mbështetja e vakët e shkodranëve tek PD dhe Basha.
Përpos kësaj, janë padyshim edhe pasojat e lënies jashtë listave të Topallit./Lexo.al
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com