
Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është shprehur se ka qenë me kryeministrin Edi Rama ditën që prokuroria e akuzon se ka folur me vëllezërit Habilaj.
"Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë. Akuzohem që i kam shitur makinën një personi që nuk është i pandehur as këtu as në Itali (Artan Habilaj). Thjesht është vëllai i dy njerëzve trafikantë. Po secili e ka një idiot në fis”, Unë kam punuar edhe kur më kanë vënë bombat. Kur unë takoja shefin e FBI, këta trafikonin drogë. Kur unë luftoja drogën këta më vinin bomba", - tha Tahiri - ndërkohë që ka hedhur edhe 'thumba' ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, edhe pse nuk ja përmendi emrin.
"Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Edhe Xhafaj ashtu si Tahiri u akuzua dhe u detyrua të largohej pas shpërthimit të skandalit të ashtuquajtur Babale. Vëllai i tij Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.
"Dhe sikur të isha Saimir Habilaj s'do më dënonit për vëllezërit", tha Tahiri.
Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi që çështja të pushohet, pasi sipas tij nuk ka vepër penale.
Lajmi kryesor:
Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Naço u tërhoq: PS-së as s’i kam borxh, as më kanë, në shtator bëhem avokat! Kodheli: E doja vetë listën e hapur! Kështu e kam jetën, me sfida
13 Mars, 09:57
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor 2024, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 09:41
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator 2024, 16:14
-
KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
23 Shtator 2024, 14:37
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator 2024, 17:16
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55