TIRANË -Prokuroria e Dibrës dhe Prokuroria e Posaçme SPAK kanë hyrë në një ping-pong letërkëmbimesh mes tyre për dosjen "184", e cila lidhet me korrupsionin zgjedhor në Dibër gjatë zgjedhjeve lokaleve 2016.
Më 22 Janar 2020, edhe pse mbajtën për 6 muaj dosjen "184", prokurorët në Dibër, pa bërë asnjë veprim, e kalojnë atë në SPAK, aty ku dikur ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Tek Krimet kjo dosje asokohe u hetua nga prokurori Klodian Braho i cili shpalli moskompetencë duke e kaluar sërish në Dibër.
Pas përcjelljes së vendimit për moskompetencë nga Dirba, një ditë më parë Prokuroria e Posaçme njofton se ka vendosur ta ridërgojë këtë dosje në Dibër aty ku prokurorët e këtij rrethi tani janë të detyruar ta hetojnë.
Report Tv është interesuar pranë SPAK se cili do të jetë fati i kësaj dosje, dhe përgjigja e marrë është se "si prokurori eprore vendimet e SPAK janë të detyrueshme dhe Dibra do duhet ta hetojë".
Hetimet për korrupsionin zgjedhorë nisën nga Klodian Braho tek krimet pas publikimit të audi0-përgjiemve ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flisnin mes tyre për votimet, zgjedhësit dhe ecurinë e votave.
Ky hetim solli dhe akuza politike ndërsa Partia Demokratike akuzoi asokohe Arta Markun dhe Donika Prelën, ish kryeprokuroren dhe drejtuesen e krimeve të Rënda, se po pengonin hetimet.
Në këto dosje Arta Marku gjatë intervista mediatike deklaroi se ka një sërë materialesh mes tyre dhe CDme audio-përgjigme të cilat ishin zbardhur dhe do të ishin pjesë e hetimit.
Report Tv prej 10 Janar 2020 është interesuar pranë prokurorisë Dibër me anë të një kërkesë për informim se çfarë po ndodhte me këtë hetim, por duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit kjo prokurori nuk dha një përgjigje.
Emaili per kthim pergjigje, drejtuar Prokurorise se Dibres, 10 janar dhe e-maili me 13 janar ku thuhet se pergjigja do jepet brenda 10 diteve (por pergjigjja nuk ka ardhur)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1601
Lajme të tjera
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30