Edhe vrasësi i nënë e bijë Marjan Rroku tentoi të dilte nga burgu para prangosjes së Enkelejda Hoxhës, Kushtuesja i ‘hedh çelësat në det’ (VENDIMI)

Edhe vrasësi i nënë e bijë Marjan Rroku tentoi të dilte nga burgu para prangosjes së Enkelejda Hoxhës, Kushtuesja i ‘hedh çelësat në det’ (VENDIMI)

Vendimi i Kushtetueses, Marjan Rroku dhe viktima Alda Canaj

Gjykata Kushtetuese ka ‘vulosur’ për herë të dytë dënimin me burgim të përjetshëm të Marjan Rrokut, ish-agjentit të SHISH, i cili vrau 20 vjet më parë me armën e shërbimit 16-vjeçaren Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, krim i cili tronditi opinionin publik. Vendimi është marrë në 2 shkurt 2021, duke i dhënë fund edhe një herë përpjekjeve të Rrokut, për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Marjan Rroku kishte nisur prej tre vitesh manovrat për të dalë nga burgu, në një kohë kur gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, po lironte një nga një të dënuarit për krime të rënda, deri ku u prangos disa ditë më parë në sallën e gjyqit me urdhër të SPAK, teksa po lironte të dënuarin e radhës për vrasje në këmbim të 12 mijë eurove.

Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale në vitin 2017, ku parashikohet mundësia e rishikimeve të vendimeve penale të formës së prerë në mungesë, Marjan Rroku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës për rrëzimin e vendimit të vitit 2002, të po kësaj gjykate, e cika ka dënuar Rroku me burg për jetë, për krimin e kryer në 2001. Gjykata e Tiranës ka vendosur në 6 tetor 2017 mospranimin e kërkesës me arsyetimin se Rroku i ka pasur të gjitha mundësitë për t’u dëgjuar përpara një gjykate.

Në nëntor të 2017, Rroku e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit. Pa pritur vendimin e Apelit, Marjan Rroku, në shkurt të vitit 2018, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, që nuk pranoi kërkesën e tij, për rishikimin e vendimit. Pas kësaj lëvizje, Rroku ka tërhequr ankimimin në Gjykatën e Apelit. Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese nuk kishte kuorum për të shqyrtuar kërkesën e tij, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Në 2 shkurt 2021, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorgji,    

Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, kanë vendosur në dhomë këshillimi rrëzimin e kërkesës së Marjan Rrokut për rishikimin e vendimit për dënimin e tij me burgim përjetë, duke mos e kaluar për shqyrtim në seancë plenare. Dy janë argumentet kryesore të gjykatës. Së pari, kërkesa është jashtë afatit dhe së dyti Gjykata e Kushtetuese ka vendosur një herë në vitin 2016 që të rrëzojë pretendimet e Rrokut, lidhur me rregullsinë e procesit gjyqësor ndaj tij.

Pas kryerjes së krimit, Marjan Rrokut u arratis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, në Shqipëri u dënuar në mungesë me burg për jetë nga të gjitha shkallët e gjykatave. Ai u ekstradua nga SHBA-ja në Shqipëri në vitin 2014. Por atë vit, nis përpjekjet për të rishikuar vendimin e dënimit, duke bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë. Në korrik të vitit 2015, Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Rrokut për rishikimin e dënimit, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Vendimin e Gjykatës së Lartë, Rroku e ankimon në Gjykatën Kushtetuese në shkurt të vitit 2016. Në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kërkesën e tij që në dhomë këshillimi, me argumentin se ishte se kërkesa ishte haptazi e pabazuar, pasi organet shtetërore kishin përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese për marrjen e masave dhe kryerjen e veprimeve lidhur me njoftimin personalisht të kërkuesit.

Këtë lëvizje Rroku e kombinoi edhe me një fushatë mediatike. Pjesë e fushatës ishte edhe një intervistë e realizuar nga Ardit Gjebrea, e cila prodhoi një reagim të fortë publik, ndërsa solli edhe një herë në vëmendje krimin e vitit 2001. Intervista u publikua pikërisht disa ditë para vendimit të parë të Gjykatës Kushtetuese.

Pesë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe një herë përpjekjet e Marjan Rrokut për të dalë nga burgu. Në këtë rast gjykatat janë treguara të unifikuara dhe të prera, ndoshta edhe për shkak të ndjeshmërisë së madhe të opinionit publik ose se Rroku nuk pati ‘fatin’ që kërkesën e tij ta shqyrtonte gjyqtarja e Krujës!

Në vitin 2001, Rroku vrau Alda Canajn dhe nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat, me çantën e dorës. Pas krimit të tmerrshëm që tronditi Shqipërinë dhe që përkujtohet çdo 8 mars, Rroku u arratis në SHBA, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Por, ai u arrestua dhe më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.

 Vendimi i Kushtetueses për Marjan Rrokun

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasan3301: 17/02/2021 16:11

    Edhe po te dali ne shba do iki se ka grua e femin atje pse ta mbajm ne burg te haj kot taksat tona nje i burgosur ka 50€ shpenzime ne muaj ce do nxhirreni e perzineni tek gruaja ne amerik ha kot taksat tona ketu plus sme duket na i tip i dhunshem e ka kryer krimin nga gjak nxhetesia duket qe esht ber pishman plus me shkoll,sesht si lul berisha e zani caushi smund ta fusim ne ate katigori me gjith respektin qofshi sa me mir zoti ju rujt nga korona

    Përgjigju
    • ?????: 23/04/2022 02:35

      Je ne rregull ti nga trute apo vk??? I penduar do te quhej nese do ishte dorezuar vete

    • Ernest: 17/02/2021 23:47

      Te vras une ty nanen e motren Nga gjakëcetesia E padaj falma ti kete krim Ky qen te vdesi ne burg e mos ta shofi driten

  • Qeni: 16/02/2021 22:53

    Kafsha e qelbur mos e pafte driten e diellit.

    Përgjigju
  • Genti: 16/02/2021 22:27

    Ardit Gjebrea eshte intrigant i qelbur njeri shume negativ.Kur ka ber pishinen ke vila e vet e detyroi puntorin qe i kishte bere instalumet e spoteve ne pishine te futej ne uje me spotet ndezur.Nji shkerdhat e vertete eshte ai mut.Paska dash te ndihmoj dhe nji kriminel pale.

    Përgjigju
  • Une: 16/02/2021 22:07

    Kjo putana kishte synim ti zbraste burgjet e Shqiperise. Qr

    Përgjigju
  • Jfjfkfkf: 16/02/2021 21:20

    Kushtuesja i ‘hedh çelësat në det’. Titull shume profesional.

    Përgjigju
    • Tironsi: 16/02/2021 22:27

      DUKET SIKUR JE TU LEXU KE JOQ...

  • xXx: 16/02/2021 20:51

    Marjan marrç nga ditët e Arditit dhe jetë sa më të gjatë aty në qeli...Qënie e pështirë...

    Përgjigju
    • Ajet: 16/02/2021 21:37

      Amen! Te lumte goja. Arditi eshte njeru me i pangopur dhe me i pashpirti ne kete histori. Bravo i qofte motres se te ndjeres Alda qe ju qep kembe pas kembe ketij horri derisa u kap dhe po degjenerohet ne burg perjete.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg