TIRANE- Një shtatzëni e mbarë dhe një beb brenda parametrave të caktuara e cilëson gjinekologia Rubena Moisiu, shtatzëninë e znj. Linda Rama. Një intervistë për “Shqiptarja.com”, Drejtoresha e Maternitetit “Koço Glozheni” pohon se në konsultën e fundit të bërë pak ditë më parë gjendja e fëmijës dhe e bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama, ka qenë shumë e mirë, por ekipi i mjekëve kanë sugjeruar që ardhja në jetë e bebit të bëhet në një strukture të specializuar jashtë vendit. Dhe kjo, sipas Moisiut për disa arsye që kanë të bëjnë me gjendjen e nënës, duke marrë parasysh këtu edhe moshën e saj.
/Shqiptarja.com









