Edi Rama kërkon t'i lutemi që të na lërë siç ishim

Edi Rama kërkon t'i lutemi që të na lërë siç ishim

Edi Rama

Kur Lulzim Basha nguli këmbë dhe pastaj e arriti marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, u duk si fundi i botës, ndonëse për mua nuk ishte e papritur. Sepse ishte jashtë çdo logjike politike, që opozita, e cila nuk kishte lënë gjë pa thënë dhe pa bërë kundër qeverisë në 7 vite rresht, të binte dakord me këtë të fundit për t'i lënë gjërat ashtu siç kishin qenë.
Por kur sheh këtë propozimin e fundit të Edi Ramës për Kodin Zgjedhor thua me plot gojën të keqen e Lulzim Bashës.

Nëse drafti, që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri, nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.
Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t'u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat. Të cilin mund të mos e arrijë dot, edhe po ndodhi që të kalojë me sukses dy postoblloqet e para. Dhe kjo shkon përtej çdo imagjinate.

Që është antikushtetuese nuk ka asnjë dyshim, sepse i hedh në kosh të plehrave ndyshimet e shumëdiskutuara të 30 korrikut. Por ky nuk mund të jetë ngushëllim, sepse në një vend ku shkelja e Kushtetutës është kthyer në zakon politik nga të trija partitë kryesore, asgjë nuk bën më përshtypje.
Ndaj edhe nuk mund të shpresohet se do të ketë skrupuj politikë dhe juridikë që ta zmbrapsin këtë nismë djallëzore, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që vlen njësoj si për Ilir Metën, ashtu edhe për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

I vetmi skenar optimist është që Edi Rama të tërhiqet e të mos e çojë deri në fund këtë palaçollëk dhe ndyrësi, që praktikisht vendos që në Shqipëri lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm dy parti dhe ato dihet kush janë. Ne nuk e dimë se çfarë mendon për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë apo jo Lulzim Basha, i cili mund të jetë ndoshta edhe më i avantazhuar se Edi Rama që drafti të kalojë në parlament. Por ai ta harrojë se dikush prej nesh do t'i lutet që të na lërë ashtu siç ishim, duke menduar se mund të bëhet edhe më keq, duke lexuar tekstin e poshtër dhe antikushtetues të Damian Gjiknurit.

Nëse e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë pisllëk, pushka top iu bëftë! Tek e fundit, në kushtet e arbitraritetit ekstrem deviza "dy duart për një kokë janë" vlen për të gjithë njësoj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja