Edi Rama: Lobimi i PD në SHBA,
do dalin materiale të tjera

Edi Rama: Lobimi i PD në SHBA,<br />do dalin materiale të tjera<br /><br>
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren Eni Vasili deklaroi se do të mësohen të dhëna të reja se përse i është dashur financimi “rus” PD-së dhe qëllimi lobimit në Ushington. “Na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini” theksoi kryeministri.

Duke iu referuar investigimit të Mother Jones, që ngre hije të forta dyshimi sa i takon kompanisë fantazë Biniatta Trade që ka paguar qindramijëra dollarë për lotimin e Partisë Demokratike në SHBA, Rama deklaroi:

Po do shikoni që e gjithë balta e hedhur këtu është transportuar matanë Atlantikut e janë thënë 1 mijë të zezat. Media në fjalë ka marrë dokumente zyrtare shkoni merrini i keni aty…Është e padëgjuar ndonjëherë dasma në çadër dhe dhurata e 100 shqiptarëve për Bashën.. Kjo dasmë paska qenë atraktive, por kjo nuk është një çështje që kalon me kaq. Meqë “Mother Jones” nuk duan Trump dhe nuk duan as Lulin po kjo s’është logjike. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar. Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej” – tha Rama dje.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!