Edi Rama mes 54 deputetëve
të rinj, risitë që sjellin partitë

Edi Rama mes 54 deputetëve<br />të rinj, risitë që sjellin partitë
TIRANE - Nga 140 deputetët që arritën të merrnin mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 23 qershorit, në këtë listë vihet re se janë plot 54 emra të rinj që do të kenë të drejtë që të ushtrojnë “profesionin” e deputetit.

Për herë të parë në Parlament do të jetë dhe kreu i PS-së Edi Rama. Emrat e rinj të deputetëve vijnë nga të gjitha qarqet e vendit si dhe nga të gjitha partitë, ku PS ka sjellë më shumë risi në jetën politike në vend.

Kështu në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputet të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën, Partia Demokratike  me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe LSI me Agron Çelën, një deputet i ri është Mark Frroku, që përfaqëson PKDSh. Në qarkun Lezhë është emër i ri nga e majta është Arben Ndoka, Monika Kryemadhi, rivjen pas 8 vjetësh ndërsa nga PD me Albina Dedën.

Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko, e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e PR. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë PS si Parid Cara,Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla, kurse për LSI, është emër i ri Klajda Gjosha dhe rikthimi i Luan Ramës në Parlament.

Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Halim Kosova, Jorida Tabaku, Keltis Kruja,nga republikanët Ylli Shehu  dhe nga PDIU Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që  përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokrateve është deputet i ri Alban Zeneli, mandati i tretë në Kukës ose ai i Apostol Gocit nga LSI.

Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, një i  LSI Përparim Spahiu, dhe një demokrat Roland Keta, ish-kryetar i bashkisë Bulqizë. Nga Elbasani janë deputetë e rinj të së majtës, Evis Kushi, Alfred Peza nga LSI Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri, për PD nuk ka emra të rinj, por rikthehet Eduard Selami.

Në këtë qark morën mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri PR dhe tjetri PDIU përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Në qarkun e Beratit të majtët nga 6 mandate të fituara kanë dy emra të rinj, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn.

Në Korçë janë deputetë të rinj për PS Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për LSI Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri  Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të PS janë 3 të rinj Arben Cuko, Majlinda Bufi e Ilirian Celibashi, Lëvizja Socialiste per Integrim  që ka marrë dy mandate ka dy emra të rinj  Petrit Vasilin,e  Robert Bitrin.

Demokratët nga katër mandate, ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo.

Në Vlorë  veç Edi Ramës u zgjodhën deputet për herë të parë në siglen e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima e Andrea Marto, për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në Parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?