Edi Rama mes Sulltan Mehmetit dhe Bill Gates!

Edi Rama mes Sulltan Mehmetit dhe Bill Gates!

Shpikësit të shtetit teknologjik me emrin Portal, i cili ndoshta në nënvetëdije e ka kuptuar që administrata është një grumbull parazitësh partiak, ku vetëm 5% e tyre punojnë të tjerët dredhin zinxhirin e korrupsionit ose të rrogës qyl .. i cili tashmë shtetit ja ka anuluar dhe injoruar të gjitha ligjet organike pasi çdo gjë e bën Portali ..  i them le ti shkoj deri ne fund ideve të tij inovative teknologjike në këtë shekull të ri...

1. Të rikonsideroj çdo Institucion shtetëror por dhe Kushtetues parazit.

2. Të rikonceptoj një organigramë rrënjësore për shtetin shqiptar nga themelet e lart. 

3. Të largoj meshkujt nga administrata në shumicë të cilësuar dhe të inkurajoj femrat (përherë më janë dukur dështakë meshkujt që gjëmojnë si qylaxhinj rrogat e shtetit dhe s'dalin në xhunglën e privatit t'i masin forcat me shokët dhe veten) 

4. Duke qenë se Kushtetuta tashmë ka humbur tërësisht harmoninë, strukturën dhe funksionin e saj ka ardhur momenti që të ndërmerren iniciativa kushtetuese për ta rikonceptuar atë siç duhet. Duke i kthyer autoritetin dhe dinjitetin, si dhe të pastrohet nga disa Institucione që janë sanksionuar kotësisht tek ajo dhe këtë fakt e kanë provuar me paaftësinë e tyre. 

5. Shqiptarët s'kanë më gjak, shpirt dhe durim për ti dhënë kësaj armate intrigantësh dhe qylaxhinjsh që kanë pushtuar institucionet e shtetit shqiptar. Jemi për faqe të zezë, Ministritë, Institucionet e çfarë do lloji vazhdojnë drejtohen dhe funksionojnë me mendësi dhe organigrama tejet të vjetëruara dhe mbingarkuara tashmë, të gjithë në qeverinë dhe shtetin qe ti drejton urrejnë njeri tjetrin, spiunojnë njeri tjetrin, tenderët dhe korrupsionet jo vetëm tek ty por dhe tek Basha... dhe e di pse.. sepse aty janë qyl, pa merita, pa karrierë vlerash.. por edhe sepse i ke marrë për flokësh dhe i ke emëruar si skllevër të bindur...

6. Dhe e fundit... ta dinë shqiptarët se si dhe nga kush administrohet ky shtet ty dhe gjithë klasën politike qe ka rrjepur këtë vend për 30 vjet ju hedhin knockdown.. por ata se dinë.. kush do ja u thotë.... emërimet, rrogat, dietat, karburantet, korrupsionet, tenderët kriminale që në 30 vjet ja keni amnistuar njëri tjetrit.. dhe tani janë shtresëzuar si normalitet...

Thashë të ta shkruaja në portal.. po ja që skam adresë në e-Albanian që ti ke shpikur.... po shpikjet çoji deri në fund o "trim".. krasite këtë shkurre gjigante që quhet shtet.. bëje efikase.. s'mund të flirtosh dhe me Sulltan Mehmetin.. dhe me Bill Gates.. njërin duhet ta zgjedhësh...

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci DUKA: 09/04/2020 19:56

    nje bravo e madhe.Shkrim perfekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë