Edi Rama në ‘kërkim’ të një gruaje tjetër… Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!

Edi Rama në ‘kërkim’ të një gruaje tjetër… Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!

Kryeministri Edi Rama

Mjafton një grua më tepër se numri aktual, një ministre më shumë në kabinetin e ri qeveritar’, që Shqipëria të vihet në krye të listës botërore.

Kështu, Shqipëria përgjithësisht e renditur e fundit në shumë gara të tjera, mund të bëhet prej shtatorit vendi i parë në botë me numrin më të lartë të grave në qeveri. Nuk ka shifra zyrtare, por edhe Administrata Publike, kryesisht drejtoritë dominohen aktualisht nga femrat.

Pra, përmes shifrave, në sytë e botës dukemi një shoqëri tepër e emancipuar përsa i përket vlerësimit ndaj grave. Edhe më të emancipuar se të gjitha vendet e emancipuara si Gjermania, vend që drejtohet prej dy dekadash nga një grua.

Rama aktualisht po i jep formë qeverisë së re, që pritet të jetë me mbi 60 për qind emra të rinj dhe në një përqindje të përafërt, gratë sërish në kabinetin e ardhshëm pritet të jenë, në dominim të plotë.

Atëherë?!

Paradoksalisht pse ankohen gratë në Shqipëri? A mund të quhen ato të diskriminuara në vendin tonë për shkak të gjinisë, një debat qē mbizotëron prej kohësh kudo në botë? Çfarë nuk shkon me ta në shoqërinë tonë? Ato që mbajnë poste të larta janë thjesht numra apo kanë edhe cilësi? Për këtë ndoshta kërkohet një studim i ri dhe… për një përfundim sa më pranë të vërtetës duhet të presim një përgjigje që do të japin studimet e radhës, nga KB ose BE.

Kjo është renditja aktuale, sipas Kombeve të Bashkuara, me vendet e vetme në botë që kanë aktualisht më tepër se 50 për qind gra ministre:

Nikaragua – 58.82%

Austria – 57.14%

Suedia  – 57.14%

Belgjika – 57.14%

Shqipëria – 56.25%

Ruanda – 54.84%

Kosta Rika – 52.00%

Kanada – 51.43%

Andorra, Finlandë, Francë, Guinea-Bissau, Spanjë – 50.00%

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Irak/ Dëmshpërblim milionësh për tre ish-të burgosur në Abu Ghraib nga ushtarakët amerikanë

Lufta në Irak/ Dëmshpërblim milionësh për tre ish-të burgosur në Abu Ghraib nga ushtarakët amerikanë