Merr formë edicioni 2016-2017 i Kupës së Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe kalendarin e ruandit të parë të këtij kompeticioni. Ndeshjet e vajtjes të turit të 1/16-ave do të luhen në datën 28 Shtator ndërsa ato të kthimit, një javë më pas në datën 5 Tetor.
Ashtu siç e parashikon edhe renditja e sezonit të kaluar të kategorisë Superiore, Kukësi mbajtësi në fuqi i trofeut, do ta nisë aventurën në këtë edicion me sfidën ndaj Tomorit të Beratit. Verilindorët bëjnë pjesë në grupin A, ashtu si edhe Skëndërbeu që duhet të presë për të njohur kundërshtarin e ruandit të parë.
Korcarët do të sfidojnë fituesen e ciftit paraeliminator mes Butrintit dhe Naftëtarit. Partizani që është pozicionuar në grupin B, do të përballet me fituesin e takimit mes Adës dhe Kevitanit.
Tirana do të sfidojë Sopotin e Librazhdit, ndërkohë që Laci do të përballet me Turbinën e Cërrikut. Të lehtë pritet ta ketë edhe Teuta ndaj Shënkollit ndërsa nuk pritet të hasë vështirësi as Vllaznia ndaj Mamurrasit. Më të vështirë nga skuadrat e Superiores duket se do ta ketë Luftëtari për të kaluar turin e parë sespe gjirokastritët do të ndeshen me Elbasanin. Flamurtari do të sfidojë Ilirinë ndërsa Korabi, Kamzën.
Përsa i përket ndeshjeve të tjera pritet me interes derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes apo dueli Dinamo-Pogradeci. Të gjitha skuadrat e kategorisë Superiore ndeshjet e para të këtij ruandi do ti zhvillojnë në transfertë ndërsa ato të kthimit në shtëpi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com