Maria Domi nga Shijaku dhe Albion Mazreku nga Hasi janë shpallur fitues të edicionit të 20-të të "Miss dhe Mister Turizmi", një aktivitet që këtë vit u zhvillua në qytetin e Kukësit.
Nën ritmet e muzikës tradicionale, konkurrentët parakaluan me kostume popullore të krahinave të tyre, duke risjellë në skenë bukurinë dhe autenticitetin e traditës.
Në eventin ku morën pjesë 50 konkurrentë nga të gjithë vendi, fituesit arritën të spikasin për paraqitjen, elegancën dhe përfaqësimin e denjë të trashëgimisë kulturore.
Producentja, Myzejen Konduri, u shpreh se ky spektakël synon evidentimin, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare
Edicioni i 20-të i "Miss dhe Mister Turizmi" u shndërrua kështu në një festë të kulturës, identitetit dhe turizmit shqiptar.
Komente





