Në datat 24 dhe 25 prill në Kinema Millenium në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i 7-të i Festivalit të Filmit "PriFest". Festa e filmit në titullin "PriFest" pasi është zhvilluar për gjashtë vite në Prishtinë duke ofruar për publikun, kineastët nga rajoni dhe bota, shume produksione, në edicionin e saj të 7- do të zhvillohet në Tiranë.
Organizatorët e PriFestit sqarojnë me anë te një njoftimi për shtyp se, ky edicion i festivalit do të zhvillohet në Tiranë në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, e cila zvogëloi fondet e festivalit, dhe nuk i lejoi organizatorët te përdorin hapesirën e Teatrit Kombëtar të Kosovës për zhvillimin e tij, tradicionalisht shtëpia dhe partneri i festivalit qe kur nisi para shtatë vjetësh.
Pasi e kanë bërë publik dhe qëndrimin e tyre ndaj minstrisë së Kulturës së Kosovës, dhe pasi kanë siguruar ambjentet e Kinema Millienium në kryeqytet, organizatorët e "PriFest" , premtojnë se në Tiranë do të sjellin një program të larmishëm, dhe pse më të pakët në sasi, por me filma te rinj artistik ne programet tradicionale garuese dhe jo garuese të PriFest.
Për gjatë dy ditëve në Tiranë, do të shfaqen disa filma premierë, projeksione filmash me metrazh të mesëm e të gjatë, dhe do të zhvillohen edhe konferenca, forume dhe tryeza të rrumbullakta gjatë së cilave do të diskutohet lidhur me filmat, zhvillimin e industrise së filmit dhe imazhin e impaktin e saj.
/atsh/
/Shqiptarja.com