Partia Demokratike është qenefi, gjirizi, haleja, më e ndyrë që ka parë bota.
Sa e egër ishte Diktatura, aq e fëlliqët është kjo gropë septike e quajtur Partia Demokratike.
Partia Demokratike nuk ka asnjë tipar të lartë, të zgjedhur, të shquar, të sofistikuar, por vetëm cilësi të ulëta animalistike, kafshërore, shtazarake.
Partia Demokratike është kazani i plehrave ku gjallojnë zagarët, bushtrat, derrat, gomerët, e Diktaturës, me soj e sorollop, çuna e çupa, nipër e mbesa.
Partia Demokratike është vrima e zezë që thith gjithçka, dhe nuk nxjerr asgjë.
Partia Demokratike është një zero Fahrenhajt ku asgjë s'pipëtin, asgjë s'lëviz, gjithçka vetëm fiket, vetëm ngordh, vetëm vdes.
Nuk është e drejtë të thuhet se Partia Demokratike është, ta zemë, kolibe qeni. Partia Demokratike i marrtë të ligat qenit dhe kolibes së qenit. Në kolibe jeton qeni që ruan shtëpinë, që është besnik, që shërben si zagar për gjah.
Të thuash se Partia Demokratike është kotec pulash, as kjo s'është e drejtë. Koteci e bën një punë. Koteci ruan pulat mos i hajë dhelpra. Mban klloçkat që ngrohin vezët. Partia Demokratike, me pula, me gjela, me klloçka, me vezë, këto veçse i ha, ose i vret.
Të thuash se Partia Demokratike është shtëpi publike, bordello, burg, çmendinë, hotel kurvash, nuk gabon. Partia Demokratike veçse shtëpi normale me njerëz normalë brenda nuk është, nuk ka qënë, dhe po vazhdoi të ekzistojë, kurrë nuk do jetë.
Partia Demokratike shpellë neandertalësh ? Ja ke qëllu. Veç kujdes mos u afro se të kafshojnë. Dhe po të kafshuan neandertalët e Partisë Demokratike mos u habit kur ta shohësh veten të ikësh rrugës i parruar, i palarë, me rroba të shqyera dhe të pista, duke bërtitur për të ardhmen e njerzimit, fundin e botës, prejardhjen e shqiptarëve nga kanibalët.
Partia Demokratike është një barrake, depo, kazermë, populluar, jo me simpatizantë por me klientë, jo me ushtarë por me mercenarë, jo me miq por me nepotistë, si dhe injorantë, perversa, spiuna, mashtruesa, rrahësa, vrasësa, zjarrvënësa, kohëbjerrësa.
Partia Demokratike, në varësi të rrethanave, mund të quhet edhe ajo bajga në mes të rrugës, ai muti i tharë në trotuar, sa dhe ajo horda me rrugaçë që ka ardhur në kongres nga an' e anës, ajo tufa me budallenj që po shkojnë në mitingun e rradhës, ata legenat që pas pak do dërdëllisin në një banak në këmbim të kockës, një karipllar që po krruan bythën, një varkar që u flet shqiptarëve për kodra pas bregut nga fundi i botës.
Para se fantazma në fjalë të ekzistonte, shqiptarët antikomunistë kishin ndërtuar me kohë tempullin e vet, tempullin plot dritë, ajër, ngrohtësi njerëzore, tempullin e lirisë, dashurisë, punës, të ardhmes.
Me atë tempull zuri fill Partia Demokratike.
Por nuk zgjati.
Tempullin nuk e shembi tërmeti. Nuk e kalbi shiu. Nuk e goditi breshëri. Nuk e shkuli era.
Tempullin filluan ta vjedhin.
Në fillim ikonat mbi mure, Altarin, Kupolën, kumbanaren, këmbanën, e me rradhë, deri oborrin dhe portat e praruara.
Kush ishin hajdutët ?
Hajdutët nuk ishin besimtarët e përunjur.
Hajdutët, ishin dhe janë, priftërinjtë.
Tempullin, për herë të parë në historinë e botës, e vodhën priftërinjtë.
Barinjtë hajdutë të tempullit të sapovjedhur, pas pak harruan predikimet e rrejshme për besim dhe nënshtrim ndaj Zotit, nisën predikimet e vërteta për Mbretin Hajdut dhe Mbretëreshën Gënjeshtër. Prej asaj kohe e deri më sot, me besimtarë, me barinj, kanë harruar të bëjnë ndonjë gjë tjetër, vetëm rrejnë, dhe vetëm vjedhin. Mes tjerash, edhe kohën, edhe nderin, vuajtjet, të tashmen po se po, por edhe të kaluarën, madje dhe të ardhmen.
Vidh e vidh, tashmë që Partisë Demokratike, tempullit të dikurshëm, barrakes së sotme, nuk i ka mbetur asgjë për t'ja vjedhur, me priftërinj me besimtarë, e shesin barraken si shesin shtëpinë jevgjit. E japin me qera gjysmën. I shesin çatinë. Ja nxjerrin orenditë në tezgë. Tullat e mureve ja shesin cave që ndërtojnë halera. Pastaj ja shesin ku të munden elektoratin, atë çetën që ka mbetur. Ndodh edhe që ja shesin njërit dhe ja blejnë tjetrit krejt barraken, me tulla, me tjegulla, me llaç, e me të tëra, bashkë me elektoratin, këtë si paketë: Na kaq elektorat. Më jep aq tulla, llaç, tjegulla.
Partia Demokratike është një kuçedër që polli vetëm përbindësha.
Partia Demokratike u nis ta çonte Shqipërinë përpara, u bitis e ktheu në epokën e gurit.
Partia Demokratike është vendi ku projektojnë idetë dallaverxhinjtë, bëjnë hespet korrupsionistat, ndajnë paret hajdutërit.
Partia Demokratike është vendi ku s'bëhet asgjë tjetër, veçse gënjehet dhe vidhet.
Partia Demokratike është Kazani i Dreqit mbi prush qymyri ku Shejtani ka futur e po zjen një drekë mbretërore për budallenj, coftina, minj, zhapinj, gjarpërinj, gaforre, sorra, korb, lakuriqë nate, mace të ngordhura.
Partia Demokratike është vendi ku as hasmin mos e pafsh.
Nga studimet e mija të pakta në periudhën e pluralizmit politik kam kuptuar se fjala Demokraci e ka prejardhjen nga rrënja e emrit< demon>.Njerzit me pak njohuri të përgjithshme e dinë se çfarë janë demonët.Demonët janë ata që gabuan e zoti i dënoi në errësirë.Në ditët e sotme ata që kanë pushtetin dënojnë me burg,me arsye ose jo,kjo është çështje tjetër.Demokratët e Shqipërisë janë shpronësuarit në vitet e sistemit të kaluar sepse nuk pranuan të ndanin pronat që të jetonin e punonin të gjithë.Me sa di unë(kam pyetur të shpronësuar)atyre u premtohej edhe oborr edhe detyr.N.q.se.voton të drejtojnë demonët,njerzit e mbushur me urrejtje,çfarë mund të presësh.Imagjino sikur të bësh çfarë thonë ata.Njerzit e dobët e sigurt se drejtohen nga demonët.Kush ka punuar në privat,në disa prej tyre që kanë qenë familje bejlerësh e agallarësh,e di shumë mirë se si sillen.Nuk ke pse indinjohesh kur u ke dhënë pushtet forcave të errëta,të shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme në ditët e sotme.Kam aq përvojë personale sa të them se janë shkelur të drejtat njerëzore.Në vend që të rehabilitohen e të edukohet kategoritë e ndryshme,keqtrajtohen e mbushen me urrejtje.Sapo marrin në dorë pasuri e pushtet i'a kalojnë demonëve.Që të mbijetosh në ditët e sotme duhet të jesh mjek,polic,filozof,psikolog e.t.j.Po e deshe fëmijën tënd të arsimuar e me edukar duhet të mësosh programet mësimore të kopjuara herë nga lindja e herë nga perëndimi,thuajse në Shqipëri s'ka njeri mënd.Mos u nevrikoseni me ato gjëra që i keni kultivuar vet me dëshirë e shumica votash,e sigurt se të gjithë ju edhe jeni paguar nga populli për zhvillime të tilla.e.t.j.
PërgjigjuÇ'e do, tani që ka infektuar gjithë shqiptarët?!
PërgjigjuTe lumte dora Edison faleminderit!
PërgjigjuPa fjale!
PërgjigjuRespekte Edison!
PërgjigjuEdhe më tepër se sa shkruan Edisoni Ka rrahur e fyer ajkën e vendit Ka shtrlmbëruar themelin e demokracisë
Përgjigjurespekte