PRISHTINË-Ministrja e qeverisë së Kosovës,  Edita Tahiri ka thënë se Kosova është model për përfaqësimin e grave në Parlament por jo edhe në Qeveri.
"Më e rëndësishme është që gratë të jenë në pozicione vendimmarrëse", ka thënë Tahiri.
Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë ku po marrin pjesë gratë deputete nga trojet shqiptare, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës./ATSH/