Edith Harxhi: Disa seli të PD kanë ende foto të Berishës e Bashës në zyra, ka ikur ajo kohë, privatizimi i partisë nga kryetari ka marrë fund

Teksa deklaron se ende ka seli të PD që mbajnë foton e liderit historik Sali Berisha dhe të kryetarit Lulzim Basha në zyra, kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi është treguar e prerë nga Kavaja, duke thënë se ka ikur ajo kohë kur partia është e privatizuar nga drejtuesi.

 “Ka disa seli të PD që kanë vetëm fotografinë e liderit historik kanë të tjera që kanë foton e Bashës. Ju e dini marrëdhënien e ngushtë që kam pasur me Berishën. Ka ik koha që ne vëmë fotografi liderësh në zyra, privatizimi i partisë nga lideri ka mbaruar. Ska më parti ku ne të kemi kultin e individit aty përballë. Ky është fundi tranzicionit për Shqipërinë dhe për Pd. Duhet ti kthejmë partinë anëtarësisë. Zgjedhjet në të githa strukturat duke përfshirë të degës”, tha ajo.

Nëse fiton zgjedhjet Harxhi thotë se do të bëjë ndryshime në statut, duke ringritur strukturat dhe bërthamat.

“Ne sot kemi ngelur një parti që nuk shohim as partinë, listat i bën kryetari. Partia duhet të ketë disa ndryshime statutore. Statuti i PD nuk eshte i regjistruar në gjykatë sepse përtojnë dhe ta regjistrojnë në gjykatë ndonëse kjo është e detyruar. Duhet të ketë ndryshime statutore.

Në 8 vjet kemi kohë me e bë PD si Partia Republikane e Amerikës. Ne mund ta kishim ringrit në këto 8 vite në mënyrë spektakolare, këtë ofroj unë. Duhet ta bashkojmë partinë, të sjellim në parti të gjitha kontributet. Ringrejmë strukturat dhe bërthamat. Edi Rama ka hyrë në qelizë.  ”.

Ndërkaq ajo thotë se nëse Basha si pranon zgjedhjet e 25 prillit të mos futet në Kuvend, por të dalë në protestë.

“Nëse si njohim zgjedhjet pse duhet të shkosh në parlament jam unë e para që dal në shesh. Ulem aty me një mënyrë hajde bëjmë rezistencë paqësore siç kanë bërë rumunët.  Partia duhet ta mbledhë mendjen a do i njohë zgjedhjet e të hyjë në parlamnent apo do të dalë në protesta dhe të mos njohë zgjedhjet. Ose pranojmë dhe shkojmë në parlament dalim burrnisht e themi kemi humb. Ose dalim në protestë”, shtoi Harxhi.

I pranishëm në këtë takim, ish-presidenti Bujar Nishani referuar deklaratave të Bashës,  tha se ata nuk janë tradhëtarë të partisë dhe as përçarës, por e cilësoi si të tillë vetë kryedemokratin.

“Thotë se ne jemi përçarës. Tradhëtar dhe përçarës është ai njeri që e ka mbajt për 8 vjet peng Pd dhe ska dhënë asnjë kontribut. Ka 8 vjet që rren dhe na thotë ne tradhëtarë. Editi ka aftësinë dhe ndershëmrëinë po qe i aftë e zgjidh çdo gjë, po qe i ndershëm se mban askush peng. Aftësia nuk dhurohet ajo lind me njeriun ndershmëria duhet me u mbajt. Unë jam e bindur se Harxhi i ka këto cilësi”, theksoi Nishani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 08/06/2021 06:41

    Kjo parti po shkon drejt shkatarrimit sepse vodhen dhe I vrane shqiptaret ...kot e keni per sal plehren keni punuar dhe ju...muter jeni...as familja juaj nuk ju beson ju mor kerma....

    Përgjigju
  • zefi: 07/06/2021 20:18

    Shikoni cfar turpi mbahet fotografia e Saliut dhe Lules ne zyre....! Keta ja kane kaluar Enverit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion