Edlira Çepani ka një ëndërr: Të fusë burrin në zyrat e shtetit

Edlira Çepani ka një ëndërr: Të fusë burrin në zyrat e shtetit

Edlira Çepani, bashkëshortja e zyrtarit të Partisë Demokratike dhe ish deputetit Gerti Bogdani ka folur sërish gjatë protestës së sotme para kryeministrisë, ku ka çuditur të gjithë pjesëmarrësit me deklaratat e saj.

Teksa të gjithë prisnin që Edlira të fliste për çmimet e naftës, çmimet e vezëve apo të vajit, Çepani i surprizoi të gjithë, teksa tregoi qëllimin e angazhimit të saj në miting.

Unë kam një ëndërr – tha Çepani – të dalin nga zyrat këta që janë, e të vijnë njerëz të tjerë të mirë.

Pra në mënyrë cinike, Çepani po na thotë se duhet të ikin këta që janë tani dhe në zyrë të futet bashkëshorti i vet, Gert Bogdani.

Një deklaratë e tillë, aq sa e papërgjegjshme është edhe e turpshme, në kohën kur vetë Çepani pretendon se e shqetëson varfëria e njerëzve dhe çmimet e larta të ushqimeve.

Ëndrra personale e saj në fakt, është tallje me çdo shqiptar që për ditë me radhë dëgjon Edlirën nga ekrani i televizorit të qajë hallet e shqiptarëve të zakonshëm, të cilët me siguri shohin tani te Edlira, pangopësinë për poste e pushtet./ Nga Mimoza Çuka (toponews.org)


Lajmi kryesor:

Pamje ekskluzive me dron/ Paralajmëruan se do zgjaste 24 orë, protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve mbyllet pas 10 orësh! Të pranishëm deputetë e militantë të Berishës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena