Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë

Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë

Edmond Tupja

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja deklaron se gjuha shqipe është një nga 3 gjuhët më të vjetra. I ftuar në RTSH, Edmond Tupja jep alarmin e zhdukjes së gjuhës sonë si pasojë e globalizimit.

“Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indovropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur. Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta në botë për gjuhët indoevropiane, por të bësh debate për këtë dhe të harrosh ku po shkon sot gjuha shqipe?! Luftoni për origjinën, po kryesorja është ku po shkojmë? Po vdesin fjalët shqipe. Nuk thotë më njeri “u tremba”, “u frikësova”, por “u intimidova”. Ka plot fjalë në shqip, flalë që vdesin. Do bëhemi si latinishtja, greqishtja e vjetër nuk do të na flasë njeri”, thotë ai.

Për profesorin e njohur, globalizimi është një nga shkaktarët e rrezikimit të gjuhëve, mes së cilës edhe asaj shqipe.

“Shqipja nuk është gjuhë e lehtë, as gjermanishtja se janë lakimet. Por ne po i zhdukim lakimet. I marrim dhe i përdorim fjalët pa lakuar. Si është e mundur është pasuri, gjuhët e vjetra e kanë lakimin. Popujt më qëndrestarë e kanë këtë. E dyta po ikin strukturat e gjuhës shqipe. Kanë filluar thonë nën ndikimin e anglishtes “This is not true”. Kjo është jo e vërtetë. Po nuk është shqip. Shqip thuhet “Kjo është e pavërtetë”, “Kjo është e rremë”. Këta i flakin në koshin e plehrave. Çfarë do bëhet me Shqipërinë? globalizimi është zhdukja e kulturës dhe e zakoneve. Marksi e thoshte: “Internacionale do të jetë bota e re”, “Globale do të jetë bota e re”,- thotë Soros”, nënvizon përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.

Mes humorit, Edmond Tupja nuk heziton që të nxjerrë në pah dhe një tipar të shqiptarëve.

“Këtë e kam dëgjuar nga goja e Fatos Lubonjës kur fliste për mercenariatin e shqiptarëve. Mbretëria e Katerinës së Dytë në Rusi u përball me disa fise mongole. Trupat ruse u nisën për luftë dhe kishin edhe mercenarë, ndër të cilët dhe kryesisht mercenarë shqiptarë. Mbaroi lufta të cilën e fitoi Caresha dhe i thotë truprojës: -Shko më sill prijësit e mercenarëve”. Shkoi ai i solli. Ajo i pa, i numëroi dhe tha mungon një. Kush mungon? Shqiptari? Ik i tha ma sill këtu. Shkoi atje dhe u kthye i tronditur. -Ku e ke prijësin? Ata po grinden se secili e quan veten prijës”, deklaroi shkrimtari Edmond Tupja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lab: 25/02/2024 09:01

    Nderime profesor, dhe urime per punen qe po beni, por duhet bere me shume, mos harroni kur u fitua pavarsia ne 1912, qeverria e ismail qemalit ne ate kohe formoi grupin enkas per mbrojtje e gjuhes shqipe dhe zhdukjen e fjaleve te huaja, mund te perdoret i njejti stil, franaca e ka me ligj, te gjith ata qeverritar apo punonjes shteteror qe perdorin fjal te huaja gjobiten apo kalon ne ndjekje penale. Perse jo te behet e njejta menyre dhe ne shqiperi? Pastaj te gjith emigrantet do tu lutesha mos ju flisni ne gjuh te huaj femijeve, mos ja u pranoni fjalet e huaja kua flasin, u thoni qe nuk kuptoj, kuptoj vetem shqip, flasim nje gjuh shum te bukur e te vjeter, dhe te vjen inat kur degjon ne televizor apo fjalime pushtetaresh se sa shum fjal te huaja persorin, 1 me 3 fjal jan te huaja, tregon se sa budallenj e te prapambetur jan qeverritaret, mesusat, punonjesit etj etj, faji qendron mbi shtetin qe nuk zbaton ligjin.

    Përgjigju
  • Iris: 25/02/2024 00:54

    Ne po zhdukemi per vete,z.profesor,jo me gjuha! Jemi popullsi ne rrezik zhdukjeje,me ne do te zhduket dhe gjuha.

    Përgjigju
  • Pena: 24/02/2024 15:05

    Profesori qe nga Franca ne vitet 80 thoshte ne telev Frances, qe Shqiperia eshte fanar ndricues ne bote!!

    Përgjigju
  • Edi: 24/02/2024 13:51

    Ka nje arsye pse vdesin gjuhet, ...prof, me pune vullnetare nuk i mban dot te gjalla perveç gjuhes se vjeternjerzit qe e flasin jane per ibret primitive telashte ose te leshte

    Përgjigju
  • Besi: 24/02/2024 12:17

    this is not true or this is a lie si i perkthen prof tupja

    Përgjigju
  • Qobani: 24/02/2024 11:33

    Argumentet po na tregojnë,edhe Njerëzorët e kan kuptu se na jemi djepi i njerëzimit,në ballkan jan fitilat e globit bile edhe të planetave tjera,shum e dhimshme llaskucat për interes përsonal e ndajnë drejtsin,dhe po i fuqizojnë katastrofat Natyrore,kshtu po e ngarkojnë shpirtin e vetë me mëkate të randa,të gjorët dot vuajnë shum shekuj,BURRI i dheut ka lindë tek ne,trashigim e kemi gjuhën e tijë,na mungojn disa gërma,të cilat përdorën por nuk jan në alfabetin e sotshëm

    Përgjigju
  • ilir: 24/02/2024 10:28

    Ka kohe qe mendjendriturit po ngrene alarmin per shkrimin dhe te folurit ne gjuhen Shqipe!!! Mendoj se duhet nje angazhim gjithperfshires nga qeveria per te detyruar jo vetem qeveritaret , administrata por edhe kompanite private qe te mos lejojne me perdorimin e fjaleve te huaja ne reklama te ndryshme etj, gjithashtu edhe reklamat e dyqaneve te cilat duket sikur nuk jemi ne Shqiperi por ne vende te huaja. ALARM, duhet vepruar sa me shpejt!!!

    Përgjigju
  • hektor: 24/02/2024 10:09

    Po perse do zhduket o RRK profesor.

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 27/02/2024 15:09

      ai është i mrenshëm dhe ka punu vite për kët punë bashk me firmëtarët, pranej thot do ta zhdukim, nuk e thot kot, po t kallxo !!! o hektor !!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite