Kamila, si flutur’ është romani i parë i autores franceze Sophie Daull, që vjen në shqip nga prof. Edmond Tupja. Romani drithërues tregon historinë e vërtetë të shkrimtares e cila në këtë lIbër ka hedhur momentet e fundit të jetës së vajzës së saj 16-vjeçare.
Përkthyesi Edmond Tupja shprehet se është ndjerë tejet i emocionuar ndërsa ka shqipëruar këtë libër:
Në rastin e fundit përktheja duke u përlotur dhe përlotesha duke përkthyer, është një libër që të mbërthen sepse është një nënë që në kundërshtim me të gjitha hamendësimet për forcën njerëzore të çarmatos sepse nëna varros fëmijën, është e padrejtë. Ky libër është një lloj vaksine për shpirtin, vdekja është e pashamngshme por jo kjo lloj vdekje, prandaj “ O nëna o baballarë mbrojini fëmijët tuaj’’ është një ndër mesazhet që përcjell ky libër.
Ai rrëfen më tepër për shqipërimin dhe arsyet përse ky libër nuk duhet humbur pa lexuar, pasi të gjithë mund të gjejnë veten në rreshtat ku një nënë shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për humbjen e vajzës së saj nëpërmjet të kujtuarit përgjithmonë bijën e humbur në moshë fare të re.
“Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur për kujtimin, kujtimi është i mundur kujtesës së atyre që kanë mbijetuar domethënë ne themi ‘ të rrëoni, ta kujtoni’ duhet të jetosh që ta kujtosh dhe kjo në një farë mënyre është pavdeksia e personit që ka ndërruar jetë”
Sophie Daull si shkrimtare, ka botuar “Kamila, si flutur” që i vjen sot lexuesit shqiptar – libër që fitoi çmimin e parë për romanin debutues dhënë nga revista Lire; — La Suture (2016) dhe Au Grand Lavoir (2018), fitues i Çmimit Europian për Letërsinë.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botim i ri/ Dalin në dritë dokumentet e Arkivës së Shtetit, mbi veprimtarinë e politikanit dhe eruditit të shek.XX, At Ambroz Marlaskaj
7 Dhjetor, 16:27
-
Revista franceze ‘Soon’, intervistë me bashkëshorten e kryeministrit: Linda Rama ka fuqinë të bindë!
28 Shtator, 08:49
-
Met Dervishi boton librin me poezi në frengjisht: Në Shqipëri s’ka shtëpi botuese serioze, këtu libri ‘humbet’
26 Shtator, 14:36
-
Edison Ypi: Ky Libër
20 Qershor, 09:18
-
‘Gjuajta tim bir autik’! Edmond Tupja rrëfen pengun e jetës
6 Maj, 09:24
-
“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin
13 Prill, 17:10
-
Intervista/ E bija e regjisorit Viktor Gjika: Tri plagët e Gjergj Elez Alisë të tim eti! Skenat që iu censuruan tek ‘Nëntori i dytë’ e ‘Gjeneral Gramafoni’
5 Mars, 16:57
-
Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë
24 Shkurt, 10:01
-
'Rrugëtimi im', prezantohet në Lezhë libri i Pashk Përvathit! Preç Zogaj: Piktori i talentuar edhe në letërsi! Ndue Dedaj: Shkruan me vertetësi e gjuhë të pasur
14 Dhjetor 2023, 15:25
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Libri i njeriut që shpiku shenjën e barazimit është shitur në ankand për 10 mijë paund
2 Nëntor 2023, 15:45
-
‘Brenga e Prokurorit’ Ahmet Prençi, promovon nesër librin e ri
18 Tetor 2023, 10:23