Edmond Tupja sjell në shqip
“Delikatesa” të Foenkinos

Edmond Tupja sjell në shqip<br />“Delikatesa” të Foenkinos
"Delikatesa" nga David Foenkinos është libri i fundit i përkthyer nga Edmond Tupja, të cilin ai e sugjeron për festën e "Shën Valentinit".

Romani francez është një histori dashurie mbi aftësinë e zemrës për t'u ripërtërirë e për të gjetur një agim të ri edhe mbas humbjes më të madhe. Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

"Foenkinos përdor sasinë e duhur të humorit në këtë histori dashurie joortodokse për të zbutur kthetrat e tragjedisë", shkruan The Washington Post.

David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Sipas gazetës "Le Figaro", "Delikatesa" e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky është romani i tij i parë i sjellë në shqip, i cili ka fituar dhjetë çmime letrare, është përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe është ekranizuar në filmin me të njëjtin titull, ku në rolin kryesor aktron Audrey Tautou.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ