Sulmuesi i Lille në Ligue I të Francës, Edon Zhegrova është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në kampionatin francez.
Në një sondazh nga gazeta prestigjioze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1. Sulmuesi i Kosovës ka marrë vota për t’u përfshirë në formacionin e vitit, përkrahë yjeve të mëdhenj të kampionatit.
Media franceze e ka pozicionuar Zhegrovën në krahun e djathtë të sulmit, në një skemë 4-2-4, për të qenë mes më të mirëve në Francë. 25-vjeçari ka shënuar 8 gola në të gjithë kompeticionet, 4 prej të cilëve në kampionat.
Në portë është portieri Chevalier i Lille, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes. Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou dhe Barcola. Sulmi nga David dhe Mpappe.