TIRANE - Për 18 vite me radhë Eduard Selami ka qënë prezent në Shqipëri sa herë kanë ardhur zgjedhjet e sa herë ka pasur ndonjë kongres të PD. I përzënë me dhunë nga drejtimi i PD në vitin 1995, pak muaj pasi Berisha humbi referendumin për Kushtetutën, pasi tentoi të bashkonte postin e kryetarit të PD me atë të kryeministrit, duke kërkuar largimin e Meksit, Selami ish-kreu i PD tenton një afrim me Berishën, ku pavarësisht se në 18 vite jashtë vendit, vetëm dy vite më parë mundi të takojë. Por as nuk s’gjeti mbështetje, duke bërë që gjithnjë të qëndronte në kontakte me ata që ishin kundër Berishës por dhe me eksponentë të majtë. Këtë radhë me sa duket Selami po tenton të ingranohet në PD, madje me një post deputeti të thjeshtë për të rifilluar sërish nga zeroja në politikë, pasi vajtja në SHBA, ka qënë një humbje kohe për të. Me një karrierë nga benzinatat në SHBA për t’u ngritur në nivelin e shitjes së makinave të vjetra, Selami gjithnjë mbajti një vesh nga Tirana, ku fiktivisht për hir të statutit është anëtar i KK të PD. Tani duket se ka ardhur momenti për të qënë kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, për shkak të origjinës së tij nga Librazhdi ose në Berat. Për më tepër, Selami tashmë nuk ka as detyrime familjare, për shkak të divorcit me bashkëshorten e tij Pegi Vreto, ish-mis Buzëqeshja më 1994, me të cilën në vitin 2010 është ndarë përfundimisht për shkak të xhelozisë. Dhe përpos dy djemve, njëri afër 20 vjeç Riçardi, që ka nun të ndjerin Riçard Hollbruk e Xhorxhin, si dhe pistën e makinave të vjetra të gatshme për t’u shitur Selami s’lë asgjë tjetër në SHBA, duke tentuar një “martesë” politike me kreun e PD Berisha. Ose ndoshta për t’u përdorur nga ai si një “pykë” me Topallit e Bashës, në përplasjen e tyre në përpjekje për të qënë pasues të kreut të PD.
KTHIMET
Historia e PD ka qenë një histori largimesh e kthimesh të mëdha, që e kanë shoqëruar përmbi 22 vjet nga themelimi. I pari ka qënë Azem Hajdari themelues dhe kryetar i parë i PD, që i la vendin Berishës e më pas u përjashtua, ku vra tragjikisht më 12 shtator 1998. Çarja e parë në PD ka ndodhur në vitin 1992, kur largohen themeluesit
Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj, Arben Demeti, Ritvan Peshkëpia, Frrok Çupi për të themeluar AD. Janë larguar me radhë Petrit Kalakulla, Eduart Selami, Dashamir Shehi, Genc Ruli, që krijuan LPD. Më vonë ikën Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinant Xhaferraj, Leonard Demi, Ylli Vejsiu, Maksim Cikuli që krijuan PDR e më pas Ngjela e Zogaj. Përjashtuar Hajdarin, Kalakullën që s’jetojnë më, Ngjelën e Zogajn që kanë ikur prapë, të gjithë janë kthyer në PD me poste ministri, mandate deputeti apo drejtorë drejtorie e ambasadorë.
(Foto: Ironia e Shenasi Ramës për Selamin, me pikturën e Rembrant, Kthimi i djalit plangprishës)
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
53.8%
-
Jo
20.6%
-
Duhet më shumë
25.5%
Vota total: 247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor, 17:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
5 Janar, 19:43
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë
7 Korrik 2023, 17:19
-
Ai ishte njëri nga ne
23 Qershor 2023, 10:49
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
29 Prill 2022, 15:47