Fotoja e mëposhtme (nr. 1) është marrë nga lutja mëngjezore për Bajramin e Madh, organizuar sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Duke e analizuar këtë foto vërehet se sheshi (40 mijë metra katrorë) është mbushur pothuaj plot, ndërkohë që janë mbushur edhe xhepat pranë tij (para Xhamisë së Etem Beut, anash 15-katëshit, dhe pranë Bankës Qendrore). Po të llogarisim një dendësi mesatare 2.7 persona për metër katror (në një ashensor 1 metër katror, mund të ngjishen deri 4 persona të rritur), del me afërsi se në lutjen mëngjezore për Bajramin e Madh sot ishin grumbulluar në shesh rreth 120 mijë tiranas.
Në protestat që organizon Berisha çdo 10 ditë, mblidhen shumë më pak persona (që vijnë edhe nga rrethet). Nga një analizë e fotos së mëposhtme nr. 2, marrë në protestën më të madhe të Berishës (dendësia nuk ishte aspak 4 persona për metër katror), rezulton se maksimumi mund të kenë qenë 1/20 e personave të mbledhur sot në Sheshin Skënderbej për Bajramin e Madh. Ndërkohë që për Aleancën Madhështore të udhëhequr prej tij votuan brenda vendit rreth 500 mijë zgjedhës më 11 majin e vjetshëm…
Të shohim se sa do t’i mblidhen Berishës më 22 mars, në protestën e tij të rradhës.
Foto 1.

Foto 2.

Komente












Edhe sot e fute Berishen mer legen? As me festu spo na leni o lëpirës të të dyjave palët. Vetëm burre nuk je ti qe perdor fenë per politikë.
Përgjigju