Pavarsisht nga nuancat lokale të secilës nga gjashtë bashkitë e 6 marsit, votimi i së djelës na dha mundësinë të bëjmë një lexim të parcelizimit aktual të sinorit opozitar elektoral. Një lexim që vlen si për politikanët kryesorë të opozitës, ashtu edhe për përkrahësit e tyre.
Duke analizuar rezultatet e 25 prillit të vjetshëm dhe ato të 6 marsit në territorin e gjashtë bashkive së bashku, rezulton se për çdo 10 votues të vjetshëm të subjekteve opozitare (PD-AN, LSI, etj. etj.), 4 nuk votuan fare të djelën, 4 votuan për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, dhe 2 votuan për kandidatët e PD-së zyrtare. Por edhe sikur të gjithë votuesit e vjetshëm opozitarë (të PD-AN, të LSI, etj. etj.) të kishin dalë të votonin për një listë unike opozitare kandidatësh (e jo për dy lista në konkurrencë me njëra-tjetrën), kandidatët unikë të opozitës do ta kishin shumë të vështirë të fitonin përballë kandidtaëve të majtë në 5 bashkitë e fituara nga mazhoranca.
Pas një viti do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta në të gjitha bashkitë e vendit. Dhe në qoftë se sinori opozitar do të jetë përsëri i parcelizuar, gjasat janë që mazhoranca të fitojë përsëri shumicën dërrmuese të bashkive (përveç ndonjë bastioni historik si Shkodra, Tropoja, Kukësi, apo ndonjë tjetër).
Sesi mund të arrihet një bashkim gjithëpërfshirës i opozitës deri në pranverën e ardhshme, është detyrë e politikanëve opozitarë për ta eksploruar. Parcelizimi u garanton vetëm disfatë…
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq
13 Mars, 12:29
-
Eduard Zaloshnja: Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës
12 Mars, 09:46
-
Eduard Zaloshnja: Sa zgjedhës e kanë mundësinë të votojnë, e sa pritet të votojnë sipas qarqeve
6 Mars, 18:07
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 13.6% e 1.8 milionë zgjedhësve në emigracion do të votojnë me postë
5 Mars, 09:57
-
Eduard Zaloshnja: Limaj, kyçi i një mandati tjetër kryeministror të Kurtit
3 Mars, 19:31
-
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq
24 Shkurt, 16:21
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12
-
Eduard Zaloshnja: Një përmbledhje e sondazhit ‘Piepoli’ për Qarkun Tiranë
14 Shkurt, 13:12
-
Eduard Zaloshnja: Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së
12 Shkurt, 13:21
-
Eduard Zaloshnja: Qëndrueshmëria e 800 mijë votave për të zgjedhurit socialistë, pavarësisht arrestimeve të zyrtarëve të lartë të PS-së
11 Shkurt, 12:59
-
Eduard Zaloshnja: Kush do ta qeverisë Kosovën? Mund të përcaktohet nga pakicat joserbe…
9 Shkurt, 09:09
-
Integrimi/ Komisionerja për Zgjerimin thirrje klasës politike: Unitet, të mos debatohet për çështjet e BE
6 Shkurt, 16:02