Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada

Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada

Foto ilustruese

Sipas buxhetit të miratuar për vitin 2025, pothuaj 600 milionë euro do të shpenzohen vetëm për interesat e borxhit që shteti shqiptar ka akumuluar ndër dekada – stoku i borxhit publik pritet të arrijë në 14 miliardë euro më 1 janar 2025 (Shënim: Borxhi që ishte akumualuar nga shteti komunist u ristrukturua/reduktua ndjeshëm në marrveshje me kreditorët tanë më 1992, dhe pastaj është akumuluar nga viti në vit deri tek 14 miliardë eurot).

Dhe çdo vit shteti shqiptar merr borxhe të reja, për të shlyer borxhe më të vjetra, ndërkohë që stoku i borxhit dhe interesat që paguajmë për të rriten nga viti në vit. Por një zbutje të këtij problemi për buxhetin e shtetit mund ta bëjë Banka e Shqipërisë.

Jo pak banka qendrore në botë kanë ndërhyrë në dekadat e fundit në tregun e obligacioneve shtetërore dhe të bonove të thesarit, duke i blerë drejtpërdrejt ato, njësoj si bankat e nivelit të dytë. Edhe Banka e Shqipërisë mund të blejë direkt obligacione/bono thesari kur ato emetohen, meqënënse bilanci i saj është tejet i shëndoshë (falë një menaxhimi të kujdesshëm në dekadën e fundit).

Nga intersesat e obligacioneve/bonove të thesarit shqiptar Banka e Shqipërisë do të nxjerrë fitime, si çdo bankë. Por duke qenë në pronësi të plotë të shtetit shqiptar, fitimet do t’i derdhë në fund të vitit në Thesarin e Shtetit.

Me futjen e Bankës së Shqipërisë në trgun e obligacioneve/bonove të thesarit, bankat e nivelit të dytë do të kenë më shumë fonde në dispozicion për t’u dhënë kredi bizneseve dhe konsumatorëve. Dhe për sa kohë dhënia e kredive prej tyre vazhdon të bëhet sipas kritereve të shëndosha financiare, shtimi i parasë në qarkullim do të balancohet me një ofertë më të rritur të mallrave dhe shërbimeve. Pra, inflacioni i çmimeve në treg mund të mbahet nën kontroll!

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, mijëra amerikanë kërkojnë lirimin e autorit, dërgojnë para për mbështetje: Lironi Luigin

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, mijëra amerikanë kërkojnë lirimin e autorit, dërgojnë para për mbështetje: Lironi Luigin