Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit publik, rezulton se rreth 810 mijë banorë të rritur të vendit nuk do të votonin fare, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot. Nga këta, rreth 390 mijë morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por janë zhgënjyer nga partitë për të cilat votuan. Ndërsa rreth 420 mijë nuk votuan fare më 11 maj.

Ndër ata që do të votonin sot, PS-së do t’ia jepnin votën rreth 670 mijë banorë të rritur të vendit, PD-ASHM-së 350 mijë, dhe partive të vogla vetëm 65 mijë. Me pak fjalë, PS-ja do të merrte pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM, ndërkohë që më 11 maj epërsia socialiste nuk ishte kaq gjigante.

Ky thellim i epërsisë socialiste shpjegohet me shkallën e lartë të zhgënjimit opozitar ndër pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 11 majit - vetëm 1/3 e të zhgënjyerve votuan për PS-në më 11 maj, ndërsa plot 2/3 votuan për partitë opozitare…