Eduard Zaloshnja: Efektet elektorale 'Koka' dhe 'Doshi' në Durrës e Shkodër

Eduard Zaloshnja: Efektet elektorale 'Koka' dhe 'Doshi' në Durrës e Shkodër

Lefter Koka dhe Tom Doshi

Në dy bashkitë më të mëdha të 6 marsit – Durrës e Shkodër – nuk do të jenë të përfshirë në fushatë dy faktorë të rëndësishëm elektoralë lokalë të dy dekadave të fundit – Lefter Koka dhe Tom Doshi. Po si do të ndikojë kjo mungesë në rezultatet e 6 marsit në këto dy bashki të rëndësishme?

Në Durrës

Në dy dekadat e fundit, Lefter Koka ka qenë kryetar bashkie e deputet në Durrës, me një ndikim të fortë lokal në fushatat elektorale parlamentare e bashkiake.

Pasi nuk u kandidua më për kryebashkiak nga PS-ja, Koka u rreshtua me LSI-në dhe u zgjodh si deputet i saj më 2009. Si rrjedhojë, në territorin aktual të Bashkisë Durrës (qyete+fshatra), LSI-ja pësoi një rritje prej pothuaj 6.5 mijë votash (krahasuar me zgjedhjet paraardhëse parlamentare).

Pasi nuk pranoi të digjte mandatin e deputetit (si kolegët e tjerë opozitarë), Koka iu bashkua grupit parlamentar të PS-së. Dhe në zgjedhjet e prillit të vjetshëm, ishte kandidat për deputet i listës së PS-së. Në territorin aktual të Bashkisë Durrës (qytete+fshatra), ai mori 9050 vota personale (në këto zgjedhje, përveç votës për partitë, kishte edhe votë personale për kandidatët). Në të njëjtin territor, LSI-ja pësoi një tkurrje prej mbi 10 mijë votash. Një transferim pothuaj arithmetik ky i votave personale të Lefter Kokës nga LSI-ja tek PS-ja…

Vijmë në ditët e sotme. Nga një sondazh privat që kam zhvilluar në Bashkinë Durrës më rezultoi se janë të gatshëm të votojnë qysh sot për kandidaten e PS-së rreth 11 mijë votues më pak se sa votuan vjet për të në të njëjtin territor. Duket qartë që faktor kryesor i firos janë votat e munguara personale të Lefter Kokës.

Por a do ta dëmtojë ky faktor kandidaten e PS-së në Durrës? Për fatin e saj, dy kandidatët e opozitës janë në garë të fortë me njëri-tjetrin dhe votat opozitare ndahen pak a shumë më dysh. Si rrjedhojë, kandidatja socialiste mund të shpallet fituese, edhe nëse nuk arrin të marrë 50% të votave…

Në Shkodër

Në dy dekadat e fundit, Tom Doshi ka qenë deputet i Shkodrës, fillimisht i PS-së, e më pas i PSD-së.

Më 2017, kur Doshi kandidoi për herë të parë me siglën e PSD-së, kjo fundit pati një rritje prej 7700 votash në territorin aktual të Bashkisë Shkodër (qytete+fshatra). Nga ana tjetër, pothuaj me kaq vota u tkurr PS-ja në të njëjtin territor…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës