Eduard Zaloshnja: Kë preferojnë sot tiranasit që votuan vjet

Eduard Zaloshnja: Kë preferojnë sot tiranasit që votuan vjet

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha

Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha përfshirë edhe pyetjen se kë preferojnë banorët e rritur të anketuar, ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë – Ramën, Berishën, Alibeajn dhe Metën.

Siç pritej, shumica dërrmuese e mospjesmarrësve në zgjedhjet e vjetshme parlamentare (të 25 prillit 2021) nuk preferojnë asnjërin prej katër politikanëve të sipërpërmendur. Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në zgjedhjet e vjetshme preferojnë njërin apo tjetrin, ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë.

Kështu, ndër tiranasit që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, 47% preferojnë Ramën, 31% Berishën, 8% Alibeajn, 5% Metën, dhe 9% asnjërin nga këta (shihni tabelën shoqëruese). Për krahasim, ndër tiranasit që votuan vjet, 50.1% e dhanë votën për PS, 37.4% e dhanë votën për PD-An, 6.1% e dhanë votën për LSI, dhe 6.4% e dhanë votën për parti të tjera. (Arësyet përse votuan ashtu siç votuan nuk u eksploruan në sondazh, por një korrelacion i fortë statistikor u konstatua mes mënyrës së votimit dhe origjinës gjeografike e politike familjare të të anketuarve.)

Megjithëse duhen edhe mbi 5 muaj që të zhvillohen zgjedhjet e Tiranës, rezultatet e mësipërme të sondazhit na japin një pasqyrë paraprake të vështirësive që mund të hasë opozita më 14 maj.

Meqënëse Rama e ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidaturën e Veliajt në Tiranë, mund të presupozohet se simpatizantët e Ramës do të votojnë në masë për Veliajn. Nga ana tjetër, Berisha dhe Meta kanë deklaruar se do të përkrahin fuqishëm këdo që do të dalë si kandidat i tyre i përbashkët.

Por Alibeaj, politikani tjetër në këto llogari, ka deklaruar se fraksioni i tij (që pretendon se ka vulën dhe firmën zyrtare të PD-së) do të nxjerrë një kandidat të vetin në Tiranë. Dhe numri i simpatizantëve të Alibeajt është sa çereku i simpatizantëve të Berishës në territorin e bashkisë …

Nuk dihet ende se cili do të jetë kandidati i fraksionit të Alibeajt, por mund të presupozohet se ai/ajo do të jetë një kandidaturë me rrënjë lokale, që mund të thithë vota edhe nga simpatizantët e Alibeajt, edhe vota personale. Me pak fjalë, edhe në qoftë se nuk e nxjerr një kandidat fraksioni i Alibeajt, kandidati i Berisha-Metës do ta ketë të vështirë përballë Veliajt. Dhe në qoftë se e nxjerr, malorja do të bëhet edhe më e fortë përballë kryebashkiakut aktual…

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 05/12/2022 11:44

    Te gjitj ata qe votojne emrat e vendosura nga NON GRATA dhe Like floriri jane anti Amerikane dhe ky eshte nje turp i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë