Eduart Lamaj ktheu Range Rover-in në 'ambulancë', ja pamjet kur mjekët e nxorrën nga bagazhi për ta operuar në spitalin privat

Momenti kur Lamaj nxirret nga bagazhi i Range Rover

Report Tv sjell pamjet që tregojnë se në spitalin privat, Eduard Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët. Në këto pamjet, shihet shoku i tij që e transportoi drejt privatit, për të shmangur arrestimin nga policia, nëse do të kishte shkuar në spital privat. Po ashtu, është edhe personeli mjekësor që e nxjerrin nga bagazhi i makinës dhe më tej i bënë operacion në mënyrë të paligjshme, pasi nuk raportuan në polici një plagë nga arma e zjarrit.

Këto pamje hedhin poshtë versionin e dy mjekëve të arrestuar se nuk kishin dijeni se do të operonin një person të kërkuar nga policia për krime të rënda.

Me anë të rojës private të spitalit që i jep komanda shoferit ku të parkojë, ai i afrohet spitalit pasditen e 22 qershorit ai doli nga bagazhi i Range Rover  në një gjysmë barelë të improvizuar.

Pasi hapin bagazhin, roja e spitali privat, një personel mjekësor dhe shoku i tij, ndihmojnë Lamaj të dalë nga bagazhi i Range Rover për ta futur më pas në spital.

Më pas të tre drejtohen për tek spitali Amavita, ku Eduart Lamaj po mjekohet dhe një ditë më pas ai u arrestua nga policia.

Eduart Lamaj shkoi për t'u mjekuar te spitali privat ilegalisht, 'Amavita' në Qytet Studenti. Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës. Dje pranë spitalit privat u gjetën dy armë të fshehura, që dyshohet se janë të 'ushtarëve' të Lamajt, që e ruanin në spital, por kur panë policinë i fshehën dhe u larguan nga dera e pasme.

1593357769_WhatsAppImage20200628at17.10.281.jpg

Momenti kur Lamaj nxirret nga bagazhi i Range Rover

I.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hiqen koalicionet parazgjedhore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Durrës, i moshuari gjendet i pajetë në breg të detit, dyshimet e para