/ATSH/ Për Besart Çopa, dëshira për të studiuuar jashtë vendit ishte më e madhe se çdo pengesë që mund t'i dilte përpara.
Për 17-vjeçarin nga Durrësi, i larguar para dy vjetësh për të studiuar në Leysin American School Swiitzerland, të fitosh një bursë të plotë studimi është një nisje e bukur për jetën dhe karrierën.
Besarti është nxënësi i parë shqiptar që fiton bursë në këtë shkollë dhe nëse ai s'do të mund të kishte fituar këtë mundësi, sigurisht që tarifa e një edukimi të tillë do të shkonte nga 80.mijë euro e më shumë.
Duke treguar eksperiencën e tij, Besarti shprehet për momentet e para të aplikimit dhe përvojën e tij.
"Unë nuk isha i kënaqur me shkollën në Shqipëri dhe pavarësisht nëse rezultatet në shkollë i kisha të mira, kjo s'më plotësonte. Për mua, ishte një endërr të studjoja jashtë vendit, dhe ti kupton që je në një thes me 4 mijë studentë të tjerë të cilët konkurojnë për bursë . Kjo në fakt të jep përgjegjësi të madhë".
Ai shprehet se " çdo student është një investim në sensin se ti personalisht duhet të japësh diçka nga vetja. Duke të ofruar një bursë studimi, një shkollë, një vend njëkohësisht po të jep mundësinë e një investimi, e një përgjegjshmërie të cilën ti, duhet ta mbash me shumë korrektësi. Për të fituar një bursë studimi, duhet të dish historinë botërore, ekonominë, ngjarjet politike sepse përfaqësuesit e huaj presin nga një student që të mund t'i japë më të mirën e vetes. Nëse je i talentuar në një fushë, ti duhet të japësh maksimumin".
Gjatë bisedës me të, Besarti ndau mënyrën sesi shihet edukimi jashtë dhe si përceptohet nga arsimtarët dhe studentët.
"Nga nxënësit me bursë , pritet shumë sepse në radhë të parë ti përfaqëson shtetin, familje dhe në fund vehten tënde dhe kjo është ideologjia e edukimit jasht.
Duke respektuar këtë ideologji, ti mund të jesh i denjë për t'u konsideruar i aftë për të mbjell paqe dhe zhvillimin e botës'.
Ai tregon se jeta në Leysin American School është fantastike. Studentët kanë një etje drejt diturisë dhe vijnë nga 60 vende të ndryshme të botës, studentët në LAS bëjnë shkollën një mjedis të përshtatshëm për të formuar dhe edukuar qytetarët e botës në të ardhmen.
"Gjatë pesë muajve qëndrimit në LAS, e cila në të vërtetë nuk është aq gjatë, unë kam arritur një GPA të lartë se 3.75, gjeta një Programim Kompjuterik Club ( ASP ), u bëra anëtar i NHS, kam punar me organizata ndërkombëtare bamirëse etj. E gjithë kjo punë është pasuar nga një kënaqësi e pastër e arritjeve dhe mbështetjes nga ana e fakultetit të madh frymëzues dhe studentët e LAS', shkruan Besarti në faqen zyrtare të Integral, Your Education Consultat.
"Ndërtoni ëndrrat tuaja, ose dikush do të punësojë ju për të ndërtuar të tyret", thotë ai. Kur ndahesh nga Besarti, studenti shqiptar që ka preferuar edukimin jashtë vendit, kupton se idealet, ëndërrat mund të bëhen realitet vetëm nëse këmbëngulja dhe kurajoja është mjaftueshëm e fortë. Ndonëse shumë studentë zgjedhin edukimin jashtë vendit, për Shqipërinë mbetet ende shpresë për t'i rikthyer këta studentë në vendin e tyre, për të dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare.
/Shqiptarja.com